Mbreti Akrep bashkohet me luftëtaren e quajtur Tala, që është motra e mbretit Nubian. Së bashku ata kërkojnë legjendën relike të njohur si Libri i Shpirtrave, që do t'i ndihmojë t'i japin fund sundimit të së keqes.
Një departament qeveritar i njohur si 'Departamenti Gjashtë' emëron oficerin e tij më të mirë për të depërtuar në një forcë speciale të quajtur 'Xhandarmëtia Hyjnore', për të siguruar ndalimin e qarkullimit të monedhave të falsifikuar në kryeqytet.
Troi Hollouei zgjohet dhe gjendet i bllokuar ne anije qiellore qe shkon e pakontrolluar drejt diellit. Terrori i tij fillon kur niveli i oksigjenit shkon drejt fundit dhe ka vetem 90 minuta kohe qe te mbijetoje dhe te takohet me nje anije tjete
Një ish-ushtar i SH.B.A-ve rikthehet në qytetin e tij të cilin e gjen të tejmbushur me krim dhe korrupsion, dhe për këtë detyrohet të pastrojë shtëpinë e tij.
Një konflikt historik gjatë Luftës së Dytë Botërore, paraqet guximin e 5 qytetarëve kinez të cilët transportojnë një kamion i cili ka në dorë fatin e pilotëve Kinez të drejtuar nga Koloneli i ushtrisë Amerikane(Bruce Willis).
Pasi rrezikoi jetën për të ekspozuar korrupsionin e testimit të rrallimit, Leina Majkëlls kthehet në shënjestrën e fushatës presidenciale të guvernatorit Reding. Përpjekjet e saj për të zbuluar të vërtetën që fshihet pas atij sistemi bëhen pothuajse të pamundura për shkak të paligjshmërisë që mbulojnë.
Një krijesë masive e thellësive të oqeanit sulmon një nëndetëse, bashkë me ekuipazhin e saj. Polumbari Xhonas Tejlor duhet të shpëtojë, jo vetëm ekipin, por edhe vetë oqeanin nga rreziku që i kanoset, ndërsa koha po mbaron...
Robert Mekolli i shërben drejtësisë pa iu trembur syri, por si do të reagojë ai kur vritet një njeri i dashur për të?
A do të arrijë të barazojë drejtësinë dhe hakmarrjen?
Një oficer spiunazhi i elitës amerikane bashkë me një skuadër taktike komando provon të nxjerrë jashtë vendin në fshehtësi një oficer policie me informacion tepër të rëndësishëm.
Të detyruar pët të jetuar në nëntokë nga akullnajat ardhëshme, një pjesë e të mbijetuarve duhet të luftojë për të ruajtur njerëzimin kundër një kërcënim edhe më të egër se natyra.
Historia ndjek Xho-nw, një shofer kamioni i rrënuar që është mbërthyer nga kujtesa e gruas dhe fëmijës së tij të vdekur. Ai takon Xhulin, një grua me prirje shpirtërore, e cila bashkohet me Xho-në në një përpjekje të dëshpëruar për të gjetur shpirtin e humbur të vajzës së saj në koma, Billit.Por shpirti i bashkëshortes së vdekur të Xho-së,Meri,pushton trupin e vajzës së re dhe është e të vendosur për të zgjidhur çështjen e saj të papërfunduar me të gjallët.
Historia e filmit është ambientuar pas një apokalipsi misterioz që shkakton një valë shkatërrimtare dhe dhune. Një burrë duhet të përballet me një udhëtim përmes një kombi në kaos për të shpëtuar gruan e tij shtatzënë. Me të është edhe babai i gruas, me të cilin ai nuk ka një marrëdhënie shumë të ngushtë.
Në familjen e superheronjve, këtë herë, në qendër të vëmendjes është Helena, duke e lënë Bobin në shtëpi me fëmijët, në heroizmin e përditshëm të jetës "normale". Është një tranzicion i vështirë për të gjithë, që ashpërsohet nga fakti se familja ende nuk është në dijeni të superfuqive të reja të Xhek-Xhekut dhe të papriturave që ngacmojnë qetësinë e tyre dhe jo vetëm...
Një njeri me një të kaluar misterioze shkon në një qytet të infektuar nga krimi dhe terrori. Ai e merr ligjin në duart e veta, që të shpëtojë njerëz të pafajshëm dhe të mbrojë një nënë të re me fëmijën e saj.
Ish krimineli Xhejkob Sternvud detyrohet të rikthehet në Londer kur djali i tij perfshihet në një grabitje e cila dështoi. Për vite të tera ai i ka fshehur gjurmet e tij, por detektivi Maks Levinski s’ka reshtur kurre së kerkuari Xhejkobin.
Detektiv Shivanshit i është ngarkuar detyra të kapë Virin, njeriun që fshihet pas vrasjeve të policëve në qytet. Eventualisht, të dy kanë një armik të përbashkët por i ndan diçka jo e vogël, ligji.
Në vitin 2029, një skuadër speciale e policisë lufton një grup terrorist që kundërshton ribashkimin e dy shteteve koreane. Por, pas kësaj lufte, qëndrojnë intriga dhe të fshehta pa fund...
Ito, një vrasës me pagesë, pjesë e Triadës aziatike, gjendet në luftë mes bandës së tij dhe dëshirës për të shpëtuar një vajzë të vogël nga vdekja e pamëshirshme.