Kur aktorët marionetë të një shfaqje televizive të fëmijëve të viteve '90 fillojnë të vriten një nga një,
një ish detektiv i turpërua i LAPD-së, i kthyer në hetues privat, merr përsipër rastin.
Kontrata e thyer: Maksi, një pronar klubi nate, i kërcënohet jeta nga gangsterat vendas. Ai kërkon mbështetje nga njohjet që ka gruaja e tij, kështu punëson një vrasës me pagesë për t'i zgjidhur problemet. Maks verbohet nga fuqia e tij e re dhe familja e sheh teksa ai i largohet qëllimit fillestar, ndërkohë që vdekjet shtohen.
Filmi Hakmarrja e Bardhë tregon historinë e dy vëllezërve që pretendojnë për titull gjatë rënies së dinastisë Kin, që sundonte Kinën në vitet 201-206 BC. Ndërkohë që rebelët ngriheshin, qytetet binin në kaos.
Një organizatë Afroamerikane, B.R.O.T.H.E.R.H.O.O.D., është në luftë të përhershme kundër një organizate të bardhë “Njeriu” që mbron vlerat e njerëzve të zinj në Amerikën e Veriut. Kur kandidati afrikano-amerikan, gjenerali Warren Boutwell sillet çuditërisht në fushatën e tij presidenciale, Vëllai i fshehtë është angazhuar të punojë fshehtë për organizaten “NJERIU” dhe të gjejë atë që ndodhi me kandidatin e mundshëm.
Si çdo oficer i CIA, Evelyn Salt është betuar ti shërbejë vendit me besnikëri. Por një detektor e akuzon atë se është një spiune Ruse dhe besnikëria e saj vihet në dyshim. Salt arratiset dhe përpiqet të provojë pafajësinë e saj, por dyshimi përsëri mbetet: “Kush është Salt?”
Një film historik rreth rrethimit të kullës së Ansit dhe betejës epike tetëdhjetë e tetë ditore që Yang Manchuni dhe trupat e tij Goguryeo luftuan kundër 500,000 pushtuesve të dinastisë Tang.
Xheksoni është kthyer dhe tani me një partner të ri, kampionin e karantesë, Seanin, dhe bashkë duhet të përballen me një terrorist vdekjeprurës i njohur si "The Cobra", i cili ka infektuar Seanin me një virus. Dy miqtë nuk kanë zgjidhje tjetër përveçse të luftojnë Cobran dhe grupet e tij të Ninjas.
Ky film ka producent Jackie Chan dhe me regji të Benny Chan. Filmi tregon për Policinë e Hong Kongut që duhet të gjejë eksplozivët të cilët i ka marrë në zotërim një grup terroritësh japonezë. Në mision rekrutohen djem të rinj pa përvojë, nën drejtimin e një ''të çmenduri''.
Historia e vërtetë e Robert Brus, mbretit të vetëshpallur të Skocisë, i cili falë zgjuarsisë dhe kurajës së tij mundi ushtrinë Angleze 5 herë më të madhe në numër.
Në një ishull të largët në Karaibe, Ushtria e Ranger Joe Armstrong heton zhdukjen e disa marinsave. Kështu bien në gjurmë të një krimineli, i cili ka rrëmbyer një shkencëtar lokal dhe po prodhon në masë luftëtarë mutantë Ninja.
Një detektiv i shtyrë deri në limitet e tij, nuk do ndalojë para asgjëje për hakmarrjen e gruas së tij, e cila u vra nga disa kriminelë. Ai qëllimisht arrestohet në mënyrë që të hakmerret brenda burgut.
Në vitin 1986, në provincën e Gyeonggi, në Korenë e Jugut, një grua e re dhe e bukur është gjetur e vdekur, përdhunuar dhe lidhur me të brendshme e saj.
Një polic i moshuar i alkoolizuar ka për detyrë të shoqërojë një dëshmitar nga komisariati i policisë në gjykatë. Ka persona të dhunshëm me qëllime mizore që duan t'i ndalojnë për të shkuar gjallë.
Pas largimit nga Departamenti Gjashtë, katër ushtarët e perandorisë duhet të bashkohen sërish kundër mjeshtrit Zhuge për ta mbrojtur vendin nga një komplot masiv.
Flashi e gjen veten në një interval kohor të shkëputur nga lufta dhe bashkohet me versionet alternative të heronjve të tjerë për t'u kthyer në shtëpi dhe për të rivendosur afatin kohor.
Duke u përballur me vështirësi të mëdha, një grup i vogël por i vendosur ushtarësh amerikanë, hyn në territorin e armikut të rrezikshëm në një mision për të ndaluar një njësi të avancuar gjermane për të thyer kufirin aleat.
Katër detektivë, secili me fuqi të mbinatyrshme, i shfrytëzojnë aftësitë e tyre unike dhe të veçanta për zgjidhjen e krimeve dhe kapjen e kriminelëve të fuqishëm.