Gjashtë të panjohur e gjejnë veten në një labirint dhomash misterioze dhe vdekjeprurëse. Për të mbijetuar duhet të përdorin aftësitë e tyre, që të jenë fitues edhe të çmimit prej 10 mijë dollarësh.
Kur një pilot motoçikletash, Xhoni Blaze, shet shpirtin e tij tek djalli për të shpetuar jetën e të atit, ai transformohet në Pilotin Fantazmë, gjahtari i djallit, dhe dërgohet të kapë gjithë mëkatarët.
Një udhëtim në kohë bën që anëtarë të Legjionit të Superheronjve të kthehen mbrapa në kohë dhe të bashkëpunojnë me Ligën e Drejtësisë për të mposhtur një skuadër që dëshiron shkatërrimin e Tokës. Kjo shndërrohet në një betejë epike që ndryshon jetën e shumë anëtarëve.
Në të ardhmen të burgosurit do të dërgohen në një qytet, ku njerëzit do të mund të argëtohen nga shtëpia duke komanduar jetët e tyre online, përfshirë këtu se çfarë hanë, çfarë veshin, çfarë lexojnë si dhe kur luftojnë...
Anxhelino është vetëm një nga mijëra njerëzit që jetojnë në qytetin DMC. Por një aksident i papritur i shkaktuar nga një vajzë e bukur dhe misterioze, do të ndryshojë jetën e tij... Ai fillon të shohë mostra në të gjithë qytetin ... Është çmendur gjë Anxhelino, apo Toka po pushtohet nga alienët?
Historia e mjeshtrit Uong Fei-hong, një mjeshtër i zgjuar dhe i qetë, i cili përballet me shqetësimet e dyfishta të provokimit nga një klub tjetër dhe pushtimi kulturor nga të huajt.
Për shkak të aktit të ri mbi personat me aftësi të kufizuar, Departamenti i Policisë së Van Nuys detyrohet të punësojë katër detektivë të infiltruar handikapë dhe oficeri i tyre i trajnimit qëllon të jetë polici më i keq i Los Anxhelosit.
Kur një grup adoleshentësh pa para vendosin të vidhnin dyqanin antik lokal, zbulojnë një varr të vjetër prej druri që përmban një kufomë mumie dhe një stoli të lashtë. Por ajo që ata nuk e kuptojnë është se ky varr është i mallkuar dhe kur stolia është e ndarë nga mjeshtri i tij, ai do të bëjë gjithçka për ta kthyer atë...
Jang është një detektiv i vrasjeve brenda familjeve dhe parapëlqen të jetë i dhunshëm me kriminelët. Ndërkohë që Oh është një persekutor i cili beson në rëndësinë e provave. Pas vrasjessë gjysmë-vëllait të tij, Do-joung dhe Jin-vu bashkojnë forcatpër të vënë para drejtësisë drejtuesin e një familjeje mafioze.
Kur Hikapi zbulon se dragoi i tij nuk është e vetmja Egërsirë Nate, ai duhet të gjejë Botën e Fshehur, strehën sekrete të dragonjve. Por për këtë duhet të luftojë me tiranin Grimel.
Programuesi i lojërave kompjuterike Met Buth ka vetëm një shans për të shpëtuar karrierën e tij duke zbuluar projektin e tij më të madh të Çmimeve të Lojërave Kompjuterike në Meksikën e Re. Por pas takimit me një mik në aeroport dhe pirjes së tepërt përpara fluturimit, ai përfundon në Meksikën e thjeshtë, specifikisht në Akapulko. Në momentin që ai mbërrin, e gjen veten të kërkuar nga kriminelë të plotfuqishëm, vrasës, federalë, të gjithë duke kërkuar një pako misterioze të cilën ai e mbart duke mos ditur asgjë për të. Bashkëpunimi me një të zonjë, me një femër shumë të bukur, kanalizimi i heroit të brendshëm të lojërave, dyshja zgjidhë një komplot qe do të trondiste fondacionin e Shteteve të Bashkuara, por edhe githë botën.
Një varrmihës irlandez përfiton kur disa kriminelë pushtojnë një qytet paqësor amerikan. Por familja e tij fillon e kërcënohet, teksa numri i të vdekurve vazhdon e rritet.
Një adoleshente shpërngulet me të ëmën në një qytet të ri dhe zbulon se shtëpia e saj po sulmohet nga kafshët nëntokësore. Për çudinë e saj, xhuxhët e oborrit janë të vetmit që mund ta mbrojnë qytetin dhe të gjithë botën nga fundi i sigurt.
Një shkollë e famshme Britanike shndërrohet në një fushëbetejë të përgjakshme kur një gropë nëntokësore shfaqet pranë territorit të një fabrike të përpunimit të gazit, duke çliruar tmerre të paimagjinueshme.
Kuini del nga shatërvani i një parku në Vietnam duke mos mbajtur mend se kush është apo se nga vjen. Ndërkohë që vërdalliset nëpër qytet, duke kujtuar copëza nga e kaluarës së tij, ai ndiqet vazhdimit nga disa figura të mistershme dhe të rrezikshme.
Vendosur gjatë epokës së mbretërisë së tretë të Kinës (vitet 220-280). Historia e një mbreti të madh dhe i popullit të tij, i cili do të përjashtohet nga atdheu i tij dhe do të aspirojë ta pretendojë atë. Mbreti, i dhunshëm dhe ambicioz, i metodave dhe motiveve misterioze; gjenerali i tij, një vizionar që dëshiron të fitojë betejën përfundimtare, por ka nevojë të përgatisë planet e tij në fshehtësi; gratë e pallatit, të cilat përpiqen të shkëputen nga një botë ku ato nuk kanë vend; dhe një njeri i zakonshëm i quajtur "Zoti i gjithë botës", do të jenë personazhet përreth të cilët kthejnë forcat e paepura të kësaj historie.
Gratë e tyre po skllaverohen nga celula lokale vampiresh lezbike falë një mallkimi të lashtë, të afërmit që ngelen nga qyteti rural dërgojnë dy njerëz të pafatë si një sakrificë.