Filmi ilustron një te ri i cili rifiton lirinë por nuk i ndahet asaj rruge i komaduar dhe i iluminuar nga një profesor i vjetër i cili jep këshilla dhe komandon nga burgu. Peripecitë dhe ligji i mbijetesës vjen instiktivisht nga nevoja e vetëmbrojtjes.
Një film qe na bën të dashurojmë me shume njerëzit, boten, natyrën e të respektojmë me shume jetën.
Elektra, një luftëtare pasi i mbijeton një përballje me vdekjen, bëhet vrasëse me pagesë dhe përpiqet të mbrojë dy objektivat e saj të fundit, një baba të vetëm dhe vajzën e tij të vogël nga një grup vrasësish mbinatyror.
Një eskpert i sporteve ekstreme, Ksander Kejxh (Vin Diesel), rekrutohet nga qeveria e SHBA-ve për të mbledhur informacion mbi një grup kriminal të quajtur Anarkia 99.
Filmi tregon historinë e vërtetë të sulmit terrorist të hotelit Taxh në Mumbai. Stafi i hoteli rrezikon jetën për t'i mbajtur të gjithë të sigurt teksa njerëzit bëjnë sakrifica të paimagjinueshme për të mbrojtur veten dhe familjet e tyre.
Grabitja më spektakolare në historinë e Norvegjisë: 11 burra bllokojnë sheshin qendror të qytetit të Stavangerit, të veshur si njësi e forcave speciale. Hap pas hapi, historia reale e vjedhjes së ideuar nga David Toska, në ditën që i zë të papërgatitura forcat e policisë...
Një ekzekutiv marketingu, rrëmbehet dhe mbahet peng për 20 vjet në vetmi totale. Kur papritur lihet i lirë, ai fillon një mision për të zbuluar me çdo kusht kush organizoi dënimin e tij të tmerrshëm, por e gjen veten në mes të një rrjete komplotesh dhe sprovash të jashtëzakonshme...
Një ish ushtarak pasi i ka vdekur gruaja dhe djali gjatë shkëmbimit të zjarrit mes dy bandave kthehet të pastroj rrugët nga mafia. Në të njëjtën kohë nisma e tij kundërshtohet nga ish kolegu i tij në ushtri.
Një politikan i fuqishëm, i cili drejtonte "vendin e vetë Zotit", vdes dhe shumë hajdutë të maskuar si politikanë marrin pushtetin. Kur lindin pyetje mbi zëvendësimin e "Zotit", vetëm një emër përmendet, "Stiven Nedumbali".
TAKERS, i drejtuar nga John Luessenhop, rrotullohet rreth një grupi famëkeq kriminelësh (Idris Elba, Paul Walker, T.I., Chris Brown, Hayden Christensen dhe Michael Ealy) të cilët vazhdojnë t’ia prishin planet policisë duke kryer grabitje të përkryera bankash. Ata hynë e dalin si sahat, duke mos lënë asnjë provë mbrapa dhe duke mbajtur profil të ulët nga grabitja në grabitje. Por kur përpiqen të kryejnë një punë të fundit me më shumë para në lojë se kurrë më parë, grupi mund t’i gjejë planet e tij të ndërprera nga një detektiv i thekur (Matt Dillon) i cili është betuar ta zgjidhë këtë çështje.
Legjendat bëhen të vërteta, kur një stuhi e fortë elektrike, kthen në jetë një grup të rrezikshëm njerëzish ujqër, që fillojnë të terrorizojnë qytetin e Temple Uellsit. Sherifi dhe banorët bashkëpunojnë me një luftëtarë të vjetër që të mposhtin përbindëshat që po sulmojnë qytetin.
Batman, Batgirl dhe Robin krijojnë një aleancë me Breshkat adoleshente Ninxha për të luftuar kundër armikut të betuar të breshkave, Copëtuesi, i cili është bashkuar me Ra's Al Ghul dhe me Ligën e vrasësve.
Qyteti Batavia, një qytet i bukur që po frikësohet çdo ditë nga rritja e krimeve. Në mes të këtij tmerri, një regjisor Bono dhe shoku i tij, Uauan, gjejnë Srimajën, një kameriere të thjeshtë. Kjo është historia se si një vajzë e thjeshtë kthehet në heroinën e një qyteti.
Në përpjekje për të rikrijuar formulën e tij dhe për të rregulluar fytyrën e shpërfytyruar, doktori Pejton Uestlejk pranon të bashkëpunoj me një nga mjeket përgjegjëse për gjendjen e tij. Por situata bëhet më e ndërlikuar, kur armiq të egër dëshirojnë të shfrytësojnë Uestlejkun, dhe ai gjendet në një kryqëzim në lidhje se me çfarë duhet të bëjë.
Rikthehen Njeriu i Errësirës dhe Duranti.
Këtë herë, Duranti ka në plan të marrë përsipër tregtinë e drogës të qytetit duke përdorur armatime të teknologjisë së lartë. Njeriu i Errësirës duhet të ndërhyje për ta ndaluar Durantin një herë e përgjithmonë.
Një ambasador musliman, të larguar nga atdheu, fati e bashkon me vikingët, aq të ndryshëm nga ai. Shumë shpejt, ata gjejnë gjuhën e përbashkët, duke u bashkuar për të luftuar një të keqe të madhe, një ushtri mizore, që mendohej se ekzistonte vetëm në legjendë.