Në prag të lindjes së Indisë si një komb i pavarur, një familje bën një udhëtim të rrezikshëm drejt lirisë, me një kosto. Një djalë i ri, Barat, i bën një premtim të Atit se do ta mbajë familjen e tij së bashku, pavarësisht gjithçkaje.
Një ish ushtarak i dënuar dhe që është gati për t'u liruar, e gjen veten të bllokuar në një aeroplan me të burgosur, të cilët marrin kontrollin e aeroplanit.
Princi i ashpër dhe kokëfort i Pritampurit, ndërsa po shërohej nga një atentat që iu bë katër ditë para kurorzimit, zëvendësohet nga një person i ngjashëm zemër mirë...
Kur ka vetëm tre ditë që të provojë pafajësinë e tij për një krim të pakryer, një ish-ushtarak detyrohet të bëjë çmos për të shpëtuar vajzën e rrëmbyer të klientit të tij, në një botë krimi, së cilës përpiqet t’i largohet.
Ka kaluar një vit që kur banda e Pietro Zinit u arrestua për prodhim dhe shpërndarje droge. Tani, një kërcënim i ri detyron Pietron dhe bandën e tij të arratisen nga burgu për të parandaluar një ngjarje me përmasa katastrofale.
Është viti 2019. Një epidemi misterioze ka përfshirë gjithë Tokën, duke e transformuar shumicën e popullsisë së botës në vampira. Njerëzit tani janë një specie në rrezik - të detyruar të fshihen ndërsa përndiqen dhe kultivohen nga vampirët. Gjithçka është në dorë të Eduard Daltonit, një studiues vampir që refuzon të ushqehet me gjak njerëzor, për të zbuluar një zëvendësues gjaku që do t’i ushqejë vampirët dhe do të shpëtojë këta pak njerëz që kanë mbetur. Por koha dhe shpresa po mbarojnë...
Ciro është një pjoktues grafik i aftë. Pas shumë përpjekjeve për të gjetur punë në Itali, ai vendos të marrë pjesë në një konkurs dhe t'i dërgojë rezymenë e tij alienëve.
Homicide detective John Hobbes witnesses the execution of serial killer Edgar Reese. Soon after the execution the killings start again, and they are very similar to Reese's style.
Cyborg i cili dikur u përpoq për të vrarë Sarah Connor është i vdekur, dhe një tjetër T-101 tani duhet të mbrojë djalin e saj adoleshent, Xhon Konorin, nga një Terminator edhe më i fuqishëm dhe i avancuar, T-1000.
Dagllasi, një ekspert Spitfire i shkatërruar dhe i vetmuar, duhet ta lërë pas të shkuarën e tij për të drejtuar një ekuipazh bombardues të Lankasterit në luftën e rëndësishme ajrore mbi Berlin, në vitin 1944.
Dy veteranët e luftës së Bosnjes, një amerikan dhe një serb, ndodhen papritur në një situatë të tensionuar me njëri-tjetrin, teksa njëri shfaq qëllimet e tij të vërteta…
Dy gjuetarë thesaresh zbulojnë një arkivol të mbyllur dhe zgjojnë një mumje, i cili ka pritur vite për t'u rikthyer dhe për ta shfarosur njerëzimin nga faqja e Tokës. Në garë me kohën, ata mundohen ta ndalojnë mumjen që të mos bëjë kërdinë në botën moderne.
Një "Sajborg" i krijuar si makineri vrasëse, shpëton nga vendi ku u krijua, me ndihmën e një punonjëse të shtetit dhe ai përpiqet të shpëtojë nga shkencëtarët e rrezikshëm që e krijuan.