Me një kitarë në dorë dhe një çmim në kokë, ai nuk po kërkonte telashe. Por telashet e kërkojnë atë. El Mariachi thjesht dëshiron të luajë kitarën e tij dhe të vazhdojë traditën e familjes. Fatkeqësisht, qyteti ku ai përpiqet të gjejë punë ka një vizitor tjetër, një vrasës që mban armët e tij në një kuti kitare.
Pasi u rekrutua aksidentalisht si spiun, 12-vjeçari Ejen Ali tani është rritur dhe ka një vend pune në agjencinë sekrete Meta Advance Tactical Agency (MATA) për të mbrojtur qytetin futurist të Siberajas nga kërcënimet e jashtme.
Një profesor i shtirur si një hitmen i llojeve për departamentin e policisë në qytetin e tij, zbarkon në territore të rrezikshme, të dyshimta kur gjen veten e tij të tërhequr ndaj një vajze që ndihmon me shërbimet e tij.
Një ish-kampion i motocross-it dhe veteran i ushtrisë, tani po kujdeset për vëllanë e tij më të vogël. Ai pranon të bëjë një punë të fundit të mistershme, por kjo do ta përballë me të kaluarën së cilës po përpiqej aq shumë t’i largohej...
Është përballja përfundimtare. Luftëtarët më të fuqishëm nga “Baki Hanma” dhe nga “Kengan Ashura” përplasen në këtë kryqëzim të arteve të fuqishme e të papritshme marciale.
Kur një peshkaqen gjigant shfaqet në Senë, për të shpëtuar Parisin nga një masakër e dhunshme, një shkencëtare detyrohet të përballet me të kaluarën e saj tragjike.
Herkuli, biri i Zeusit, nuk është as njeri e as zot, dhe kjo shkaktoi vuajtje të mëdha. Duke u përballur me dymbëdhjetë legjendat e mundimeve, ai i ktheu kurrizin perëndive dhe për katërmbëdhjetë vjet ai gjeti vetëm beteja të përgjakshme. Në shoqërinë e pesë personave të ngjashëm, u bë një mercenar në shërbim të kujdo që ishte në nevojë...
Një polic nga Hong Kongu dhe dy polic amerikanë ndjekin një punëtor të dyshuar porti dhe bashkëpunojnë për të zbuluar se i dyshuari është një dëshmitar që arratiset nga CIA dhe nga policët e korruptuar....
Zhvillimi i robotikës i bëri atletet para olimpik yjet e rinj të sportit, Maria u ndje e lenë në hije dhe ëndërronte të sfidonte motrën e saj. Për këtë asaj iu desh t'i futej botës së krimit dhe dhunës.
Hart planifikon një film inovativ aksioni me skena të pakontrolluara dhe të papritura për të treguar trashëgiminë e tij si më i madhi. Por, një pikë e verbër e bën atë të bjerë viktimë e një komploti hakmarrës nga e kaluara e tij.
Një ekspert sigurimi duhet të futet brenda një qiellgërvishtësish që ka marrë flakë, 225 kate të lartë, për të shpëtuar familjen e tij që është e bllokuar brenda nga kriminelët.
Benjamini 13-vjeçar ka të njëjtin pasion, si e ëma, rreth teknologjisë dhe kibernetikës. Duke bërë hacker-in në jetimoren ku jeton, ngatërrohet me dosje sekrete shtetërore dhe zbulon të vërteta tronditëse rreth të ëmës.
Gjatë Luftës së Tretë Botërore, qeveria amerikane nisi një projekt sekret për të krijuar ushtarë të fortë duke shartuar njerëzit me derrat. 25 vjet më vonë, kjo specie e re e quajtur Turiri, i rrit dhe i ha njerëzit si kafshët. Rob Xhastisi, i cili punon për një grup rezistence njerëzish, ë shansi i fundit për të zbuluar se si Turinjtë morën fuqi dhe për t'i dhënë fund atyre.
Pasi me shumë vështirësi i mbijeton vdekjes kur përballet me një Tank “Tiger të Bardhë” misterioz, ushtari i Ushtrisë së kuqe Ivan fiksohet për ta gjetur dhe ta shkatërrojë atë.
Ushtarë elitë, prindër garojnë me kohën për të shpëtuar vajzën e tyre nga trafikantët e fëmijëve. Duke lundruar në rrezik dhe mashtrim, përballen me traumat e së kaluarës në botën brutale të krimit.
Në kufirin e Hokkaido-s, një veteran lufte dhe një vajzë Ainu garojnë kundër kriminelëve dhe ushtrisë për të gjetur thesarin e vendosur si hartë në kriminelët me tatuazhe.
Një masakër në Penang , i shtyn dy inspektorë të policisë drejt një ish-polici i cili kërcënon me jetë jo vetëm ata vetë, por edhe familjarët e tyre...
Inspektorët Sani dhe Khai janë të përfshirë në një mision përgjues në një ishull të largët në bregun lindor, kur një grup terroristësh të kryesuar nga Hafsyam Jauhari sulmojnë dhe pushtojnë ishullin.