Columbus, Tallahassee, Wichita dhe Little Rock shkojnë në zemër të tokës amerikane ndërsa ndeshen kundër zombi evolucionare dhe kundër të mbijetuarve të tjerë. Sa vështirësi do të kalojë kjo familje e improvizuar?
Motoristi Keri Ford fajësohet nga një kapo bande motoristësh për vrasjen e vëllait të kreut të bandës rivale të drejtuar nga Trei (Ice Cube). Ford tani është në arrati në përpjekje për të pastruar emrin e tij.
Delfini Berni dhe këtë herë do të përballet me kriminelët që duan të hakmerren ndaj tij dhe kujdestarëve të tij.
Por njëri prej kriminelëve do të dalë jashtë planit dhe kjo do i ndyshojë gjërat.
Në Barrou të Alaskës, dielli nuk del për 30 ditë të tëra në stinën e dimrit. Kur qyteti ul qepenat, shumica e njerëzve që vendosën të qëndrojnë, vriten në mënyrë misterioze brenda pak kohe. Gjahtarë të panjohur presin çdo mënyrë komunikimi dhe dalje nga qyteti. Në tmerrin që vazhdon, një skuadër me njerëzit e mbijetuar, të drejtuar nga një çift i ri që janë dhe sherifat e qytetit, do të mundohen të qëndrojnë gjallë deri sa drita e diellit të kthehet.
Pilotja Amelia dhe shkencëtari Xhejms nisen në një fluturim të jashtëzakonshëm mbijetese me balonë, ku përpiqen të bëjnë zbulime të reja të atmosferës dhe të thyejnë rekordin e fluturimit më të lartë të realizuar nga njerëzit.
Një agjent i Interpolit duhet të luftojë një shef të pamëshirshëm të krimit dhe mercenarët e tij, që kanë marrë pengje disa njerëz, në vilën e një pasaniku italian. Në rrezik është jeta e gruas dhe e vajzës së tij.
Një grup luftëtarësh varrosën të shkuarat e tyre dhe do përpiqen të ndryshojnë botën.
Ata do mundohen të realizojnë një grusht shteti ndaj një shteti diktatorial dhe udhëheqësit të tij të lig.
Një agjent special ngarkohet me detyrën për të mbrojtur një biznesmen shumë të pasur. Por kur biznesmeni rrëmbehet, ai duhet të bashkëpunojë me një detektiv të vjetër për të zgjidhur një çështje që nuk është aspak ashtu si duket.
Kur ushtari i dekoruar Kapiten Kollter Stivens zgjohet brenda trupit të një mashkulli të panjohur, ai zbulon se është pjesë e një misioni për të gjetur bombarduesin e një treni pasagjerësh në Çikago. Me një detyrë si asnjë tjetër që ai ka patur më parë, ai zbulon se bën pjesë në një eksperiment qeveritar të quajtur “Kodi Burimor”, një program që i bën të mundur të kalojë në trupin e një njeriu tjetër gjatë 8 minutave të fundit të jetës së tij. Me një objektiv të dytë, shumë herë më të madh, që kërcënon të vrasë miliona njerëz në qendër të Çikagos, Kollteri e rijeton ngjarjen prapë e prapë, duke mbledhur të dhëna, derisa të mund të zgjidhë misterin se kush është mbrapa bombave dhe të parandalojë sulmin e radhës.
Një burre zgjohet nga koma, vetëm për të zbuluar se dikush i ka marrë identitetin e tij dhe se askush, (as gruaja e tij), se beson më atë. Me ndihmën e një gruaje të re, ai vendos për të provuar se kush është ai në të vërtetë.
Surja ka lindur me një sindromë të rrallë shëndetësore. Ai nuk mund të ndiejë dhimbje. Kjo e kushtëzon shumë në jetë, por nga ana tjetër, i jep dëshirën për të mësuar artet marciale, që ta përdorë këtë aftësi kundër kriminelëve.
Të fajësuar pa të drejtë nga një kriminel për vrasjen e një prifti, vëllezërit MekManus duhet të dalin prej andej nga janë fshehur për të luftuar për drejtësi në Boston.
E vetmuar dhe e bllokuar në një repart izolimi spitalor të mbyllur, një grua e re e dëmtuar duhet t'i shpëtojë dy vrasësish të cilët i janë pas të vetmes provë që mund ti lidhë ata me një skenë krimi.
Një tren mallrash gjysmë milje i gjatë pa ekuipazh po i afrohet një qyteti në mënyrë të rrezikshme për shkak të një defekti. Një inxhinier veteran dhe një makinist i ri pa përvojë, duhet të luftojnë me kohën për të ndaluar një katastrofë.
Një grup ushtarakësh elitë nga SHBA-ja, Rusia, Mbretëria e Bashkuar, Kina dhe Franca bashkojnë forcat për të luftuar një rrjet terrorist dhe për të shpëtuar shokun e tyre të zënë rob.