Një polic nën mbulim infiltrohet në një nënkulturë të fshehur të Los Anxhelos, Garat e Rrugëve për të arrestuar një grup grabitësish. Shpejt besnikëria e tij ndaj ligjit do të vihet në dyshim pasi shokët e tij bëhen te dyshuarit kryesorë.
Gjatë një udhëtimi interatlantik nga Nju Jorku për në Londër, përgjegjësi i sigurisë së aeroplanit, Bill Marks (Liam Neeson) merr disa mesazhe kërcënuese në telefonin e tij. Dërguesi i panjohur i kërkon Marksit të kërkojë nga qeveria që të transferohen 150 milion dollarë në një numër llogarie të fshehtë.
Një gjahtar me metoda të përmirësuara të gjahut, e jeton jetën e tij i izoluar në një strehë që mbron kafshët e egra, përfshihet në një lojë vdekjeprurëse mes maces dhe miut, ku ai dhe Sherifja e zonës vendosin të ndjekin një vrasës të egër i cili mund të ketë marrë peng vajzën e tij vite më parë.
Një baba që nuk ka para për të paguar ndërhyrjen dhe trajtimin e vajzës së tij, ndihet i pashpresë. Një nga punonjësit e tjerë të kazinosë, lakmitari Koks, i ofron që të grabisin kazinonë. Kur gjërat shkojnë keq, ata detyrohen të marrin peng një autobuz.
Një grup mercenarësh shekullorë, të gjithë të pavdekshëm dhe me aftësinë për t’u vetëshëruar, zbulojnë se dikush e ka mësuar kush janë dhe ata duhet të luftojnë për të mbrojtur lirinë e tyre.
Në një të ardhme, ku teknologjia dhe qenia njerëzore kanë ndryshuar, mendja dhe trupi pushtohen me forma më mizore, të cilat shpesh, kërkojnë edhe zgjidhje më radikale.
Bharati vuan nga një çrregullim i rrallë i quajtur Sindroma e Bukuroshes së Fjetur (sindroma Kleine-Levin), e cila i shkakton përgjumje të tepruar dhe e bën atë të flejë minimalisht 18 orë në ditë. Në ato gjashtë orë të mbetura për të jetuar, atij i duhet të përballet me të papriturat e jetës, mes të cilave, edhe me një klan mafioz që bën trafikimin e qelizave vezë për gratë infertile.
Një çift i ri shkon në një spital për të bërë një operacion plastik. Vajza do një zvogëlim gjoksi, mamaja e saj vjen të bëj një tërheqje fytyre. Duke u endur në një repart të braktisur, i dashuri sheh një grua të mbërthyer dhe të lidhur në një tavolinë operacioni; ajo është rezultat i një trajtimi eksperimental kundër plakjes. Ai e çliron atë, por nuk e kupton që me këtë do shkaktoj shpërthimin e një virusi që do të ndryshojë mjekët, pacientët dhe vjehrrën e tij në zombi të etur për gjak.
Parodi e filmit Top Gun. Një pilot i talentuar por i pa qëndrueshëm duhet të mundë fantazmat e vdekjes së
babait të tij dhe të shpëtojë një mision ushtarak të sabotuar nga prodhuesit e mëdhenj të armëve.
Ish ushtarit të forcave speciale, Xhon Gold i është dhënë mundësia të sjellë para drejtësisë Shon Teaguen, njeriun që ka tradhtuar ekipin e tij në misionin e tyre të fundit në Evropën Lindore. Goldin do ta gëzonte ta shihte Teaguen të vdekur, por ai është i bindur të ndihmojë në transportimin e tij në një burg ushtarak për të paguar për krimet e tij. Gjatë rrugës, Goldi do të duhet të luftojë me ekipin e Teagues që po përpiqet ta shpëtojë atë, si dhe një snajper që po përpiqet të vrasë atë para se të vendoset në një vend të sigurtë.
Një bandë hajdutësh planifikojnë një plaçiktje gjatë një uragani por hasin probleme kur ndeshen me një polic i cili po përpiqet të evakuojë të gjithë nierëzit nga ndërtesa.
Duvali punësohet në një organizatë misterioze, për të hedhur në letër biseda të përgjuara telefonike.
Ai e pranon pa dyshime punën, por shumë shpejt kupton që është futur në një komplot politik.
Një punëtor kinez i një kompanie minierash në Australi zbulon se kompania e tij do të vendosë në zbatim një teknologji me rrezik për shëndetin dhe heton gjithë ngjarjet dhe situatën në kërkim të së vërtetës dhe parandalimit të së keqes në një rrugëtim të gjatë, plot rreziqe dhe plot kthesa.
Një oficer droge, angazhohet në një ndjekje mace dhe miu për të kapur një mbret të fuqishëm kriminel duke mos ditur se mund të ketë një lidhje me të vërtetën në të kaluarën e tij.