Një adoleshent takon një njeri misterioz që pretendon se i ka humbur superfuqitë e tij pasi mbërriti nga një dimension tjetër. Ata bëhen së bashku për të asgjësuar një bos të egër të botës kriminale dhe organizatën e tij.
Jack Tyson është një i ri që merr pjesë në një garë të paligjshme makinash nga Meksika në Kaliforni kur një grua e dëshpëruar, duke ikur nga i dashuri i saj gangster abuziv që financon turneun, hidhet në makinën e tij duke u lutur për ndihmën e tij dhe që ka një disk inkriminues USB që mund të dërgojë i dashuri i saj bandit, ndër të tjera, në burg.
Leonida Riva është një veteran i zymtë, i vetmuar i luftës, dikur Kapiten i forcave speciale të Ushtrisë. Jeta dhe puna e kanë larguar Rivan nga familja e tij. Djali i tij i madh, Matia, nuk e ka falur kurrë ndërsa vajza e tij, Teresa, e do atë pa kushte. Sidoqoftë, një ngjarje tragjike do ta detyrojë Leonidën të shndërrohet në diçka që ai mendonte se e kishte varrosur prej kohësh në të kaluarën.
Duke dashur të bëjë një jetë të ndershme, një grabitës famëkeq bankash, dorëzohet, vetëm e vetëm për tu tradhëtuar nga dy agjentë të pamëshirshëm të FBI-së.
Një postier duhet të arratiset për të shpëtuar jetën e tij, kur akuzohet në mënyrë të padrejtë, për vrasjen e një kandidati presidencial, në një shpërthim makine.
Rusi, 1917, Lufta e Parë Botërore. Kjo është historia e Batalionit të Parë të Vdekjes Ruse të Grave, i formuar si pjesë e një dredhie propagandistike të keq-ideuar nga Qeveria e Përkohshme Ruse në fund të majit të 1917-ës.
Robert është një njeri i zakonshëm i gjendur në rrethana të jashtëzakonshme. Ai është kyçur në një frigorifer mishi nga disa mafjozë Rus, të cilët janë të bindur se Robert i ka borxh atyre 8 milionë dollarë. Më pas, Robert zbulon se nuk është i vetëm në frigorifer…
Gjatë një zhytjeje dimërore në bregdetin e largët të Norvegjisë veriore, jeta e dy motrave vihet në rrezik. Një shkëmb i rrëzuar bllokon njërën prej tyre në dyshemenë e oqeanit dhe ky çast, nis një betejë kundër kohës, që shumë shpejt mund të shënojë vdekjen.
Një anije kozmike e madhe qëndron mbi Tokë. Është një stadium, i cili pret ngjarje sportive që i ngjajnë futbollit, por me shpejtësi marramendëse. Emri i lojës është Kozmoboll.
Tae Yul një mjeshtër shpate në të tridhjetat e tij del për të gjetur vajzën e tij të vetme pas humbjes së shikimit në njërin sy. Min Seung Ho më i miri i shpatës në dinastinë Joseon zgjedh një jetë të thjeshtë pasi ka përceptuar natyrën kalimtare të pushtetit. Ndërsa Gurutai nga dinastia Qing aspiron të bëhet më i miri edhe në dinastinë Joseon.
Në Oklend, rindizet dëshira për hakmarrje e një burri të ve, pasi çuditërisht ndodh një vrasje e ngjashme me çështjen e pazbardhur të gruas së tij tre dekada më parë.
Kur Anna Wyncomb prezantohet në një klub luftimesh nëntokësore, me të gjitha femra, në mënyrë që të kthejë rrëmujën e jetës së saj, zbulon se është shumë më e lidhur personalisht me historinë e klubit sesa mund ta imagjinonte ndonjëherë.
Djali i një sportisti të suksesshëm në MMA aspiron të ndjekë hapat e të atit, por përgjatë rrugës duhet të prishë zinxhirin abuziv që ka vazhduar babai i tij.
Një herë në 6 vite, sa herë kometa kalon afër tokës, do ringjallet një luftëtar Ji-Jitsu i cili duhet të përballet me pushtuesin që vjen nga një planet tjetër. Nëse ai refuzon të luftojë kundër tij fati i botës vihet në rrezik.
Nga një video seksi e publikuar në internet e deri tek një valixhe e humbur me para, katër histori shumë të ndryshme ndërthuren nëpërmjet tekave të fatit, rastësisë dhe një krimineli të paparashikueshëm.
Xhon Gerriti, gruaja e tij dhe djali i tyre bëjnë një udhëtim të rrezikshëm për të gjetur një vend të sigurt sepse një kometë planet-vrasëse i është drejtuar Tokës.
Një hajdut profesional me një borxh 40 milion dollarësh dhe me jetën e familjes së tij në rrezik, duhet të bëjë një vjedhje të fundit, të vjedhë një kazino futuriste në ajër, të mbushur me kriminelët më të rrezikshëm në botë.