Çapman, një ish-marins, pasi i rrahin motrën për vdekje në një nga lagjet e varfëra të Brazilit, ai do të kërkojë autorët e kësaj ngjarjeje dhe do të zbuloj disa fakte tronditëse.
Frank Martin, i specializuar në dërgesa të pakove përballet këtë herë në Majmi, ku është i përfshire në rrëmbimin e djalit të një zyrtari të fuqishëm në Amerikë.
Frank Martin është më i miri në atë që bënë: transporton gjëra pa bërë pyetje. Por transportimi i tij i fundit, një femër e re dhe e bukur e rrëmbyer nga trafikant klandestinës, sjell komplikime fatale në planin e tij të dorëzimit. Tani, Frank duhet të futet në një luftë të pa ndërprerë aksioni për të shpëtuar ngarkesën e tij të çmuar edhe jetën e tij.
Edi Brok përpiqet të rifitojë karrierën duke marrë në intervistë vrasësin serial Klitus Kesidi, i cili si ai bëhet mbartësi simbiotik i një përbindëshi të quajtur Kasaphanë, duke u arratisur në momentin që duhet të ekzekutohet...
Një ushtar amerikan i vendosur në Romë, me Vatikanin e hedhur në erë,
nis udhëtimin
e një heroi për të zbuluar dhe mbrojtur
kundëra një armiku të panjohur që kërcënon të gjithë botën.
Ndërsa një ditë e re fillon në qytetin e vogël amerikan të Minninnewah, banorët e nisin ditën e tyre po aq të zakonshme sa edhe tjetra. Nënë Natyrë, megjithatë, ka plane të tjera për ta. Banorët kanë vetëm 13 minuta për të kërkuar strehim përpara se tornadoja më e madhe në histori të shkatërrojë qytetin, duke i lënë ata të luftojnë për të mbrojtur të dashurit e tyre dhe duke luftuar për jetën e tyre. Të mbetura për t'u përballur me pasojat, katër familje duhet të kapërcejnë mosmarrëveshjet e tyre dhe të gjejnë forcë tek njëra-tjetra për të mbijetuar.
Pasi mbetet i vetëm në shtëpi për Krishtlindje, një djalosh trazovaç përballet me planet e një çifti që kërkojnë të rimarrin një relike të çmuar që djaloshi ia ka vjedhur.
Një familje e klasës punëtore zhvendoset në një apartament të ri të blerë pas 11 vitesh punë të palodhur. Ata organizojnë një festë për shtëpinë me kolegët e punës por gjatë natës një shi i fortë krijon një gropë jashtëzakonisht të thellë që përfshin të gjithë ndërtesën.
Xhejms Bond është larguar nga shërbimi aktiv. Qetësia e tij zgjat shumë pak, deri sa Feliks Leiter, një mik i vjetër nga CIA, i kërkon ndihmë. Leiter e nis Bondin në gjurmët e një keqbërësi misterioz, i cili është i armatosur me një teknologji të re të rrezikshme.
Një sociopat i reformuar udhëton në një ishull të largët për të hetuar misterin që qëndron pas vdekjes së vëllait të tij, por shumë shpejt përfundon duke u përballur me më shumë nga sa e kishte menduar.
Një çift që nuk po funksionon, shkon në një kabinë të largët për t'u lidhur përsëri, por secili ka synime të vrasë tjetrin. Para se të realizojnë planet e tyre, vijnë vizitorë të papritur dhe ata përballen me një rrezik më të madh.
Një vigjilent i maskuar që zbulon anën e errët të heroizmit. Shkuarja pas super-kriminelit më famëkeq të vendit e lë jetën dhe reputacionin e Sparks në gërmadha.
Një mjek ushtarak vendos të gjejë mbesën e ish të fejuarës së tij, e cila është rrëmbyer. Misioni i tij e përball me rrjetin e trafikut njerëzor në Goa.
Kur një video me pamjen e Bigfutit fiton vëmendje, një influencer që ka humbur famën shkon në mision të filmojë video me bigfutin për të rifituar famën e saj.
Një skuadër elitare e ushtrisë, në një mision të fshehtë për të transportuar një të burgosur jashtë një burgu ishullor të CIA-s, bllokohet kur kryengritësit sulmojnë ndërsa përpiqen të shpëtojnë të njëjtin të burgosur.
Një emigrante kineze bëhet pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të krimit të kontrabandës së qenieve njerëzore ndërkohë që përpiqet të krijojë një jetë më të mirë për familjen e saj.