Në 1636, Dinastia Qing sulmon Joseonin.Mbreti Injo detyrohet të tërhiqet në Fortesën malore të qytetit Namhansanseong.Ata janë të izoluar nga bota jashtë.Ndërkohë që në oborrin mbretëror ka përplasje mes ministrave në lidhje me zgjidhjen e kësaj situate. Të gjendur përpara një zgjedhje të vështirë dhe një të ftohti të acarë, çfarë do të vendosi mbreti Injo?
Djali i multimilionerit Tom Mullen rrëmbehet, por pasi fillimisht pranon të paguajë shpërblimin, Mullen vendos të përdorë paratë e shpërblesës si shpërblim.
Për të zbuluar nëse realiteti ku po jeton është fizik, apo mendor, zoti Anderson, i njohur si Neo, do të duhet të bëjë edhe një herë të njëjtën zgjedhje: ndjekjen e lepurit të bardhë. Tashmë, ai është i ndërgjegjshëm se zgjedhja, megjithëse iluzion, mbetet e vetmja rrugëdalje për t’u futur në Matrix, apo për të dalë prej tij. Neoja tashmë e di se çfarë duhet të bëjë, por ajo që ai ende nuk e di është se Matrixi është më i fortë, më i sigurt dhe shumë më i rrezikshëm se më parë...
Një i jashtëligjshëm vrasës mëson se është i mallkuar nga një profeci: "Një nga fëmijët e tij do ta vrasë atë". Për ta parandaluar këtë, ai vret secilin nga fëmijët e tij të larguar, duke përfshirë djalin e humbur prej kohësh, Kalin. Me gjuetarët e tjerë dhe Sherif Solomonin, duhet të gjejë një mënyrë për të ndaluar fëmijët e tij dhe për t'i dhënë fund mallkimit.
Brenda natës, një bandë guximtarësh duhet të zbulojnë atë që po rrënon qytetin e tyre të errët dhe të shkretë Raccoon. Vendi, dikur qendër e lulëzuar, është shndërruar në një qytet fantazmë rrëqethës ku njerëzit kthehen në zombi. Kjo ndodh pas mbylljes së papritur të gjigantit farmaceutik “Umbrella Corporation”. Kompania është e përfshirë në krijimin e armëve biologjike dhe bën eksperimente gjenetike, të cilat kanë shkaktuar kaosin në qytet. A mund t’i mbijetojnë protagonistët kësaj nate të gjatë?
Dy ushtarë punësohen për të shpëtuar një shkencëtare të burgosur në një bunker të Luftës së ftohtë. Ata rrezikojnë jetën e tyre kur sulmohen nga një krijesë e panjohur dhe vdekjeprurëse.
Aleancat ndryshojnë kur një makinë e blinduar me një të burgosur mafioz shqiptar, i shpëton
një ushtrie mafioze duke u futur brenda një magazine, e cila po grabitet nga një bandë
franceze që vidhte laptopë, etj...
Djalli i parë në botë, Uandi u adhurua shumë si paraardhësi i demonëve. Mijëra vjet më vonë, mbreti i demonëve Sun Ukong u shpëtua nga Mali "5 Elementet".
Një ish komando që është shtirur si i vdekur për të kaluar një jetë të qetë në Boston lë mënjanë qetësinë për të shpëtuar një vajzë të re dhe e gjen veten përballë gangsterëve rusë.
Situata i del jashtë kontrollit edhe pse gangsteri amerikan Erik Vaskez thur plane për t'u bërë lideri i botës meksikane të krimit, sepse ndërkohë aleatët e tij të fuqishëm i bëhen armiq...
Roberti dhe djali i tij përballen me armikun e vjetër të Robertit, Balzarin. Ndërkohë që vendi është i rrethuar nga skuadra e Balzarit, babë e bir shkojnë në një kështjellë të sigurisë së lartë.
Disa burra të maskuar qëllojnë familjen Silva teksa janë duke darkuar dhe vajza e tyre Rexhina është e vetmja e mbijetuar e sulmit të frikshëm. Duke mësuar se si të përdorë armën, Rexhina kërkon të vendosë drejtësi.
Bandat rivale kërkojnë miliona dollarë të fshehura brenda një godine luksoze që është planifikuar të shkatërrohet, por fillimisht ata duhet të merren me rojen i cili i gjeti paratë i pari.
Pilotët Gjermanë dhe ata Britanike rrëzojnë njeri tjetrin në dëbore, dhe e gjejnë veten në të njëjtën kabinë, në përpjekje për t’i mbijetuar acarit të Norvegjisë.
Një ish-ushtarak që punon në një hidrocentral në Gjeorgji, duhet të fillojë aksionin për të
parandaluar katastrofën, kur një grup ushtarësh mashtrues
fitojnë kontrollin e hidrocentralit dhe marrin peng punonjësit.
Pasi e sapomartuara Xhozlin mëson se burri i saj Xhodi, i kishte vrarë të atin, ajo largohet nga ferma Kallahan prej frikës. Ajo shpëtohet nga një njeri i armatosur Billi Tajson, i cili e strehon atë në një vend të largët dhe pengon përpjekjet e Xhodit për të rimarrë nusen e tij.
Në vitet 1820, Hugh Glass, një banor i zonave kufitare, nis hakmarrjen e tij ndaj atyre që e braktisën duke e menduar të vdekur pasi u sulmua në pyll nga një ari.
Dy policë të L.A me pikëpamje të kundërta duhet të bashkpunojn për të zbatuar ligjin së bashku për të rrëzuar Yakuza, ndërsa përpiqen të mbrojnë një grua të bukur.
Transportuesi profesionist Frenk Martin, tani jeton në Francë dhe vazhdon të transportojë "mallra" pa bërë shumë pyetje. Këtë radhë do jetë në makinën e tij të preferuar me vajzën e ministrit ukrinas të mjedisit. Pa e ditur se ajo është pakoja që duhet të transportojë ai do të vendoset në pozicion shumë të vështirë nga një byzylyk të vendosur në dorën e tij dhe gati të shpërthejë nëse ai largohet më shumë se 15 metra nga Audi i tij V12.