Maks dhe Xhena nuk bien dakord, por të dy duan të mbrojnë të birin, Ezrën. Maks vepron ndryshe, që të sjellë ndryshim, duke i treguar atij botën jashtë.
Pas një vjedhjeje që shkoi keq, një hajdut dhe një jetim i trazuar duhet të shpëtojnë partnerin e tij të
rrëmbyer nga një trafikante droge të pamëshirshme dhe ekzekutori i saj joshës.
Një vrasës profesionist i CIA-s, i cili merrte urdhrat e tij vetëm përmes seksionit të klasifikuar të gazetave të ndryshme, befas zbulon që divizioni për të cilin ai punonte, kishte vite që ishte mbyllur.
Një ish ushtar i forcave speciale që është kthyer i vetmuar dhe paranojak që nga shërbimi në Afganistan dhe rekrutohet për tu kujdesur për Aminan dhe vajzën e saj, Norin.
Frymëzuar nga një histori e vërtetë, historia e Bruno Sulakut, një Arsen Lupin i vërtetë i shekullit të 20-të.
Bruno Sulak konsiderohet Arsen Lupini i shekullit të 20-të. Një burrë mbresëlënës, një mik besnik dhe një ikonë e lirisë,
Bruno lë gjurmë në historinë e banditizmit me grabitjet e tij jo të dhunshme të shumë argjendarive dhe supermarketeve. Gjithashtu, arratisjet
e tij të shumta nga burgu, adhurimi dhe koncepti i tij ndaj të ashtuquajturës 'Liri'.
Një avokat i trishtuar prej vdekjes së gruas, nuk i kushton rëndësi shpërthimit të një virusi të rrezikshëm dhe pas izolimit të popullatës, mbetet vetëm dhe pa ushqime, duke u detyruar kështu të rrezikojë për të mbijetuar dhe për të shkuar pranë motrës së tij.
Lulek, një vrasës me pagesë, lirohet nga burgu dhe i jepet një ofertë, të cilën nuk mund ta kundërshtojë, nga njeriu që e futi aty. Nëse ai vret kryetarin e Zyrës Qëndrore të Hetimeve, do të fitojë një shumë gjigante parash dhe do i pastrohet dosja kriminale, që të mund të largohet jashtë vendit.
Shumë vite pas rrëmbimit… Mes të mbijetuarve, disa janë shtyrë të heqin dorë nga mëkati i tyre i të folurit. Në një botë ku askush nuk flet, Azraeli një vajzë që i ka shpëtuar burgimit, rimerret nga udhëheqësit e pamëshirshëm dhe duhet të sakrifikohet për të qetësuar një të keqe të lashtë...
E kërcënuar me vrasjen e bashkëshortit, një agjente e CIA-s detyrohet të gjejë një dosje sekrete që është një armë e rrezikshme në duar të gabuara, edhe pse nuk e ndihmon askush, dhe e quajnë tradhtare të atdheut deri në fund.
Wynonna Earp po kthehet në shtëpi për t'u përballur me armikun e saj më të madh deri tani, një joshëse psikopatike cila është e vendosur të marrë hak ndaj saj... dhe ndaj të gjithë atyre që ajo i do.
Për marrjen e një ngarkese të re, Ashrafi dhe Jones duhet të përballen me Badrin që i shkon luftës deri në fund. Samira betohet që do marrë hakun e vëllait të vrarë duke shkatërruar Tian.
Një çift feston ditëlindjen e djalit në mes të oqeanit, në një udhëtim me jaht. Pasi goditen nga një stuhi e dhunshme që sjell krijesa të uritura nga thellësitë e oqeanit, ata kuptojnë se janë në mes të një apokalipsi dhe detyrohen të luftojnë për mbijetesë...
Pasi shpërthen një virus zombish në Korenë e Jugut, disa udhëtarë luftojnë për të mbijetuar në një tren nga Seul për në Busan. Po a do të mbijetojë ndonjë prej tyre?!
Një snajperist profesionist e gjen veten të bllokuar në një apartament tërësisht prej xhami nga një konkurrent vdekjeprurës dhe duhet të gjejë një mënyrë për të mbijetuar dhe për të shpëtuar me pak ose aspak mbrojtje mes tij dhe vrasësit.
Vrasësja e stërvitur Domenikë, duke u arratisur nga e kaluara e saj kaotike,
rrëzon avionin në një qytet kolumbian plot me dhunë. Aty njihet me Hulion, i cili e strehon
në familjen e tij. Por kur një ditë, policia i sjell në shtëpi kokën e Hulios, ajo nis të përballet
me sulme nga policia vendase dhe duhet të zgjedhë midis të vetëmbrohet, apo të mbrojë familjen e Hulios.