Pas një aksidenti misterioz në një kamp kërkimor në ishullin Gran Manan, një CEO punëson një ekip mercenarësh për të nxjerrë vajzën e tij, një shkencëtare që punon në kamp.
Robert McCall e gjen veten si në shtëpi në Italinë e Jugut, por zbulon se miqtë e tij janë nën kontrollin e bosëve të krimit vendas. Ndërsa ngjarjet bëhen vdekjeprurëse, McCall e di se çfarë duhet të bëjë: të bëhet mbrojtësi i miqve të tij duke marrë përsipër mafian.
Historia e pabesueshme e vërtetë e një ish-agjenti të qeverisë, i kthyer në një vigjilent, i cili nis një mision të rrezikshëm për të shpëtuar qindra fëmijë nga trafikantët e seksit.
Dy mikeshat e ngushta Emili dhe Lesli nisen në një udhëtim në shkretëtirë. Kur Emili vendos të dalë nga autostrada drejt një “rrugë të shkurtër,” ato bëhen viktimat e një kamionisti të çmendur.
Pasi braktisi dasmën e saj, një ish-nuse e ardhshme duhet të luftojë ish-dhëndrin
e saj dhe shtatë shoqëruesit e nderit vrasës të zemëruar në mënyrë që të mbijetojë.
Bazuar në historinë e vërtetë të pabesueshme, frymëzuese të një ekipi të pafuqishëm - një lojtar i thjeshtë, i klasës punëtore, një ish-pilot i dështuar i makinave garash dhe një drejtuesi idealist i motorsportit - të cilët i rrezikojnë të gjitha për të fituar sportin më elitar në botë.
Pas vrasjes brutale të nipit, një milioner kërkon shpagim dhe vendos një shpërblim të majmë për atë që do vrasë vrasësit, duke bërë që të angazhohen vrasësit më profesionistë, të cilët në fakt dështojnë që të gjithë.
Një skarab alien zgjedh Jaime Reyes si mikpritësin e tij simbiotik, duke i dhuruar të diplomuarit së fundmi një kostum të blinduar që është i aftë për fuqi të jashtëzakonshme, duke ndryshuar përgjithmonë fatin e tij pasi ai bëhet superheroi i njohur si Blue Beetle.
Në "Agimin e Kuq", një qytet amerikan zgjohet dhe shikon disa ushtarë të huaj parashutistë të zbresin nga qielli - në mënyrë tronditëse, Sh.B.A-ja është pushtuar dhe qyteza e tyre e lindjes është objektivi fillestar. Shumë shpejt dhe pa paralajmërim, qytetarët e gjejnë veten të burgosur dhe qytezën e tyre nën pushtimin armik. Të vendosur për të luftuar, një grup patriotësh të rinj kërkojnë strehë në pyjet përreth, duke u stërvitur dhe duke u riorganizuar në skuadra guerilase. Duke u frymëzuar nga nuska e gjimnazit të tyre, ata e quajnë veten Vulverinët, që bashkohen për të mbrojtur njëri-tjetrin, për të çliruar qytezën e tyre nga pushtuesit e saj dhe për të marrë mbrapa lirinë e tyre.
Një drejtues banke merr një kërcënim për bombë ndërsa i çonte fëmijët e tij në shkollë dhe se makina e tij do të shpërthejë nëse ndalojnë dhe dalin prej saj.
Në një përpjekje të dëshpëruar për t'u ribashkuar me vajzën e tij, një burrë i armatosur hyn në qendrën mjekësore ku punon gruaja e larguar dhe e rrëmben atë.
Zaidi humbi gjithçka kur u bë pjesë e botës së nëndheshme të Kopenhagenit shtatë vjet më parë, për tu hakmarrë për vrasjen e të vëllait. Kur një agjente e PET-as i jep mundësinë te jetë i infiltruar në bandat e Kopenhagenit, ai sheh mundësinë për të rifilluar jetën që dikur e kishte lënë pas krahëve.
Garani është pjesë e një grupi vrasësish ndërkombëtarë, të cilët janë kontraktuar për
të vrarë vrasësin më të rrezikshëm në botë, vetëm për të zbuluar se janë ata që po përndiqen.
Aventurierja Lara Croft shkon në një kërkim për të shpëtuar Kutinë mitike të Pandorës para një shkencëtari të keq dhe rekruton një ish-Marins të kthyer në mercenar për ta ndihmuar.
Solomoni i kërkon Zotit t'i japë një mbretëri ideale që nuk i është dhënë askujt më parë. Atij i thuhet të përgatisë veten dhe nënshtetasit e tij me krijesa të liga dhe të çuditshme që i ndjekin njerëzit.
Një ish-polic i vendosur të hakmerret për vdekjen e gruas së tij, nuk ka rrugë tjetër veçse ta bëjë këtë, duke bashkuar forcat me vajzën e tij rebele 14-vjeçare.
Në një qytet të vogël, pjesëtarët një familje grabisin një depo ilaçesh, por pavarësisht se dukej diçka e lehtë, gjithçka merr një kthesë të fortë kur e kuptojnë se janë ngatërruar me një organizatë të madhe mafie, e cila vjen për të marrë hak.