Kur një forcë keqdashëse pushton mbretëritë e Agonos, një kalorës i vetëm duhet të nisë një kërkim të rrezikshëm për të gjetur dragoin e fundit dhe për të shpëtuar botën.
Një grua misterioze që nuk flet anglisht dhe që duket se po ia mbath nga disa kriminelë, takohet me Mian që e ndihmon deri në fund, duke luftuar me grabitësit që kërkojnë diçka të fshehtë prej saj.
Një vrasësi të operacioneve speciale i kryqëzohen rrugët me një agjent të DEA-s, ndërsa përpiqen të ndalojnë një organizatë kiberterroriste të sulmojë rrjetin elektrik dhe të shkaktojë një katastrofë.
Fransua Santineli jeton dy jetë. Gjatë ditës ai është polici më i famshëm në ishullin Réunion, i njohur për sjelljet e tij të ashpra dhe këmishat me lule, që ndjek kriminelët me makinën e tij. Por, në pjesën tjetër të kohës, ai është edhe këngëtar karizmatik.
Hu Baji, Shirl Jangu dhe Fati Uang punësohen nga Profesor Lini për t'u bashkuar me ekipin e mbrojtjes së relikteve kulturore. Gjatë një misioni, mësojnë se babai i Shirlit, kishte lidhje me qytetin antik Lop Nor. Të tre vendosin të zbulojnë vendndodhjen e babait të saj dhe sekretet e qytetit antik të Lop Norit. Kështu treshja, së bashku me profesor Linin dhe të tjerë, nisen për të kërkuar qytetin antik. Gjatë rrugës kalojnë shumë rreziqe dhe pas disa vështirësive, më në fund gjejnë qytetin e lashtë Lop Nor, por një krizë më e madhe i pret ende.
Një triller Noir, me ngjarje që zhvillohen në një qytet të humbur e të ashpër të Misisipit, ku një grua dhe vajza e saj e vogël kapen në mes të një shkëmbim zjarri e ku ngrenë krye dhunshëm uiski, armët dhe dëshira për hakmarrje.
Një burrë zbulon dy të ngjashëm me të në internet dhe gjen lidhje të reja në jetën dhe dashurinë e tij. Por rreziku e kërcënon kur del në dritë një e kaluar kriminale.
Kur një bloger teknologjie merr një intervistë me një guru të teknologjisë dhe ndalon një sulm ndaj tij, ai gjen një unazë misterioze që e kthen atë 57 sekonda në të kaluarën.
U RREGULLUAN TITRAT! Pas një misioni të dështuar, grupit të njohur të luftëtarëve do t’i duhet jo vetëm të luftojë me armikun që po përgatit Luftën e Tretë Botërore, por edhe të gjejë se kush është spiuni në gjirin e tyre.
Ndërsa përpiqet të josh një grua në bar, një burrë misterioz thur një përrallë që përfshin spiunët, implantimin e mikroçipave dhe shkencëtar të rrezikshëm ushtarak që e ndjekin atë. Ajo nuk e arrin të kujtoj, por ky i huaj në fakt po i thotë të vërtetën.
I dëshpëruar për të gjetur para për kirurgjinë e mamasë së tij, një boksier kërkon babanë e pasur që nuk ka takuar më parë. Kur udhëton nga Filipinet në Kore, atë e ndjekin njerëz të ndryshëm dhe përballet dhe me një të vërtet të frikshme.
E pikëlluar për humbjen e shoqes së ngushtë që nuk mundi ta mbronte, një ish-truprojë kërkon të përmbushë dëshirën e fundit të shoqes së saj të dashur: hakmarrjen e ëmbël.
Shoferi i një bosi droge Baja/Jefe vjedh një makinë me vlerë. Jefe punëson një "gjuetar të dhuratave" për të dorëzuar shoferin dhe makinën. Shumë persona të tjerë të armatosur janë të interesuar për makinën dhe shoferin.
Një kriminel lufte/bos droge arrestohet në Beograd nga Nolan nga MI6 dhe policia. Ai është dërguar në Haag për të dalë në gjyq. Ai punëson një vrasës për të nxjerrë dëshmitarët, një adoleshent në shkretëtirë me babanë e tij.
Kur Ashli dhe vajza e saj e vogël Sara kërkohen nga një grup kriminal që rrezikon jetën e tyre, ajo kthehet pas shumë kohësh te babai saj Mat, i cili aktualisht jeton jetën e një pensionisti plazhi në Ishujt Kajman.
Roger është një shofer garash me kamion i cili fillon të punojë për një bandë që grabit mallra për të mbajtur ekipin e tij. Pasi hyn në krim, atij do t'i duhet të luftojë fort për të dalë sërish..
Historia e Iratit, një vajzë e re që do të udhëheqë një grup luftëtarësh të krishterë dhe myslimanë përmes një udhëtimi në një botë të lashtë mitologjike ku gjithçka që ka një emër ekziston, në një përpjekje për të rimarrë një thesar të humbur.
Kaleb, një bari gjerman i dashur, ndahet nga familja e tij hebreje kur ligjet e Nurembergut miratohen në Berlinin e Luftës së Dytë Botërore. Ai birësohet nga një oficer SS, i cili e stërvit për të sulmuar dhe mbledhur hebrenjtë në një kamp pune.
Snajperisti me përvojë Brendon Beket dhe ekipi i sapoformuar i Reagimit dhe Inteligjencës Globale (G.R.I.T.), shkojnë me mision në Maltë për të eliminuar një organizatë terroriste ndërkombëtare dhe për të shpëtuar agjenten tjetër, Zonjën e Vdekjes.
CROSSFIRE është një histori shpengimi. Agjenti Mark Patson, i cili rrëzon Bandën më vdekjeprurëse të Gorillave, humbet gruan e tij në një shkëmbim zjarri që tërheq zvarrë vajzën e tij. Pas disa vitesh kur ai përpiqet të rikthejë vajzën e tij, anëtari i fundit i mbijetuar i bandës përpiqet ta gjuajë atë. Por këtë herë Marku dhe vajza ishin të përgatitur për të kundërpërgjigjur.