Kur një vendbanim paqësor në buzë të një hëne të largët e gjen veten të kërcënuar nga ushtritë e një force sunduese tiranike, një i huaj misterioz që jeton mes fshatarëve të tij bëhet shpresa e tyre më e mirë për mbijetesë.
Deni O'Brien është kthyer në aksion duke luftuar kundër famëkeqit Simon Moon, i njohur gjithashtu si Terrori. Tre vite më parë O'Brien kishte kapur i vetëm 'The Terror' dhe u quajt Hero nga njerëzit e L.A. Tani Simon është arratisur dhe ka filluar të vrasë përsëri gra, dhe O'Brien është i vetmi burrë që mund ta ndalojë atë.
Një burrë nga një qyteti i vogël që bie në dashuri me vajzën më të bukur në qytet. Ai dëshiron të martohet me të një ditë sepse nga kjo martesë mund të rrisë pozitën e tij shoqërore.
Ndërsa hyjnë në vitin e dytë në shkollën e përbindëshave, Klodin Uolf, Drakulaura dhe Frenki Stein përballen me studentë të rinj, fuqi të reja dhe një kërcënim edhe më të madh që jo vetëm që mund të copëtojë miqësinë e tyre, por mund të ndryshojë botën përgjithmonë.
Vëlla dhe motër boksierë Fani dhe Klau janë të përfshirë me një grup mafiozësh
ndërkombëtar të përçarë nga tradhtia mes Xho dhe Kritit në një kampionat të Arteve Marciale të Përziera
që mbahet për të mbuluar operacionin e tyre të madh të trafikut të drogës. Ata janë bërë veglat
e mafias në një komplot të ndërlikuar vrasjeje.
Çarli Swift është një zgjdhës problemesh i cili ka një të tillë: banditi që ai ka qëlluar i mungon koka dhe Charlie do paguhet vetëm nëse trupi mund të identifikohet. Në këtë moment në lojë hyn Marsi Kramer, ish-gruaja e viktimës dhe një femër me të gjitha aftësitë që i duhen Çarlit.
I burgosur për një krim minor, 19 vjeçari JR mësohet shpejt me vështirësitë e burgut. Shumë shpejt ai i bie në sy kriminelit të rrezikshëm australian, Brendan Linç. Por mbrojtja nga Brendan brenda burgut ka një çmim dhe ai është ndihma për ta ndihmuar të arratiset që andej, kur JR të dali jashtë. Si shpërblim JR bëhet pjesë e bandës dhe merr pjesë në goditjen e një fabrike të nxjerrjes së arit. Por pasi gjërat nuk shkojnë sipas planit JR duhet të vendosë se kujt t'i besojë dhe kujt jo....
Pas goditjes së një operacioni droge, Sumeri, oficer policie e gjen veten në radarin e një tregtari të fuqishëm droge. Shumë shpejt, atij i duhet të nisë një rrugë të dëshpëruar për të shpëtuar djalin e tij të rrëmbyer...
Tate shkon në tërbim për t'u hakmarrë për vdekjen e dhunshme të shokut të tij besnik dhe të besuar. Për të gjetur përgjegjësit, Tate del përtej zonës së tij të rehatisë në Essex dhe në anën e errët të Sohos së viteve '90.
Në një fshat të largët irlandez, Finbar detyrohet të luftojë për të shlyer një jetë me mëkate. Por çfarë është i gatshëm të paguajë ai? Në vendin e shenjtorëve dhe mëkatarëve, disa mëkate nuk mund të varrosen.
I detyruar dëshpërimisht të bëjë një punë zyre, Mejsoni, ish-operativ i forcave speciale pranon pa dëshirë të bëjë truprojën e një gazetareje të njohur, që do të intervistojë një diktator të pamëshirshëm. Kur kjo i gjen në mes të një grushti shteti, treshes i duhet të gjejë se si t'i mbijetojë xhunglës dhe njëri-tjetrit, për të shpëtuar jetën.
Në vitin 1933, një oficer i ri detar dhe gjeni në matematikës bulon një komplot në lidhje me ndërtimin e anijeve luftarake japoneze për Luftën e Dytë Botërore në vazhdim.
Anëtarët e një ekipi elitar sigurie të vendosur për të shpëtuar një VIP në një ishull ekskluziv. Misioni i shpëtimit bëhet një përpjekje e dëshpëruar për të mbijetuar, për të shpëtuar nga ishulli dhe për t'i shpëtuar pranisë së keqe që kërkon t'i dëmtojë ata.
Harlan Draka është një Dampyr, gjysmë njeri dhe gjysmë vampir, por ai nuk e di këtë. Së shpejti ai do të duhet të përballet me fuqitë e tij për të shkatërruar një Mjeshtër të tmerrshëm të Natës.
Ngjarjet rrotullohen rreth brigadierit Balram Singh Mehta i skuadrës së tankeve të Kalorësisë 45 i cili luftoi në frontin lindor gjatë luftës Indo-Pakistaneze të vitit 1971 së bashku me vëllezërit e motrat e tij.
I stërvitur nga një ekip vrasësish shumë të zotë, një vrasësi të ri i caktohet misioni i parë dhe e gjen veten të ngatërruar në një intrigë politike të planifikuar prej vitesh.
Teksa vazhdon krijimi i inteligjencës artificiale, një bombë sjell fillimin e luftës mes robotëve dhe njerëzve teksa agjenti i veçantë Xhoshua vendoset në mes të luftës pasi kërkon krijuesin misterioz me emrin Nirmata.