Në qytet tashmë gjërat po ndryshojnë. Tailong do të zotërojë të gjitha territoret, duke përfshirë edhe pjesën e Mbretit. Xhei dhe Maliku ndihmojnë Mbretin që të mposhtë Tailong dhe të rifitojë territoret e tij, por edhe për të shpëtuar nënën e tyre.
Një snajperist i forcave speciale me një shenjëtër të jashtëzakonshme, pasi vret vëllanë e një bosi të drogës dhe bashkohet me Luftëtarët Ujk, duhet të përballet me disa mercenarë të cilët i dërgon bosi i drogës për të marrë hakun e vëllait.
I vendosur në një geto të Parisit në 2010-ën, një polic i infiltruar dhe një ish kriminel përpiqen për t'u infiltruar në një bandë për të çaktivizuar një bombë me neutrone.
Damieni dhe Leito kthehen në Zonën 13 në mision për të vendosur paqen në lagjen e kontrolluar nga 5 bosa të bandave tv ndryshme, para se Shërbimi Sekret të ndërmarri masa drastike ndaj tyre.
Në të ardhmen, një grua e re vihet në shenjestrën e Mbretëreshës së Universit për tu vrarë dhe pikërisht këtu fillon fati i saj për t'i dhënë fund pushtetit të Mbretëreshës.
Pasi rrëmbehet nga kriminelët, Çapi bëhet djali i adoptuar në një familje të çuditshme dhe të çrregullt. Çapi ka dhunti dhe është një robot unik, "një ogur".
Inspektori i Interpolit Zenigata nis një kërkim mbarë botëror për hajdutin e shumë kërkuar Arsen Lupën III. Cilat janë motivet që e shtyjnë Lupën për të vjedhur? A do t’ia arrijë ai ti shmanget arrestimit nga Interpoli? Çfarë misteresh fshihen pas kësaj historie? Ju ftojmë ti zbuloni…
Një haker i dënuar arrin një marrëveshje me SHBA-të dhe bashkë me kolegët e tij, një amerikan dhe një kinez, gjurmojnë një haker të rrezikshëm nga Çikago në Los Anxheles, nga Hong Kongu në Xhakartë.
Kur një i huaj, Thejdus gjendet i plagosur rëndë pranë fshatit, minatori Li Kung dhe bashkëshortja e tij, Ahni i ofrojnë atij strehim, teksa shërohet ai bëhet pjesë e konfliktit që vë përballë banorët e qytetit kundër Mjeshtrit Ho, Klanit të tij të poshtër dhe Lordit Pi të tmerrshëm...
Në një botë të ndarë nga Fraksionet dhe të bazuar në virtyte, Trisi mëson se është "E Ndryshme", dhe s'do të përshtatet me të. Kur ajo zbulon një komplot për të shkatërruar "Të Ndryshmit", Trisi dhe misteriozi Katër duhet të gjejnë se çfarë i bën "Të Ndryshmit" të rrezikshëm para se të jetë tepër vonë.
Një djalosh i ri i cili dënohet nga komuniteti i shkollës për disiplinën dërgohet tek një shkolle e karatesë, të cilin e shtyhen ate të merr pjese në MMA (arteve marciale ne tela) kur e kupton lajmin që vrasësi i prindërve te t'i është ne atë gare...
Në këtë vazhdim, ministër i parë Cao Cao bind perandori Han për të filluar një luftë kundër të dy Mbretërive, Xu dhe Wu, të cilat janë bërë të forcave aleate.
Për të mësuar të vërtetën e vdekjes së prindërve të tij, Tei bëhet një vrasës me pagesë edhe pse xhaxhai i tij ishte betuar se do ta mbante atë dhe vëllanë e tij larg telasheve, ata detyrohen për t'u hakmarrë.
Në botën e së ardhmes, njerëzit dhe robotët jetojnë së bashku. Zhiro është një robot android i krijuar me një qëllim të vetëm, mbrojtjen e njerzimit nga rreziqet. Por misioni i tij do të komplikohet kur një shkenctar i lig do të fillojë të lëndojë njerëzimin. Fati i njerëzimit mbetet në duart e androidit Zhiro. Për fat të mirë Doktor Komioxhi e ka krijuar Zhiron paksa ndryshe nga të tjerët.
Një pilote i pushuar nga puna Butch Masters drejton një skuadër mashtrues për ndalimin e një shkatërrimi që bëhet në WMD. Masters duhet të lundroj në një trekëndësh dashuri, dhe duhet të kërkoj nderin e tij ushtarak dhe personal.
Në qytetin e Gangnam mund të ndodh çdo gjë. Paraja i mbizotëron gjithçkaje. Tokat merren me dhunë e luftë. Shoku vret shokun vetëm për të zbatuar urdhrat e shefit të tij. Mohon gjakun e vet për të shpëtuar kokën e tij. Por çfarë tjetër mund të ndodh atje? Shikoni filmin për më shumë...
Çoi Ik-Ho është një yll i talentuar artesh marciale plot humror. Por një ditë ai dënohet për vrasje. Ejs është një planifikues lojërash i shtresës së lartë koreane. Ai është një personazh i keq i cili e kthen qytetin në fushën e tij të lojës nëpërmjet teknologjisë. Ejs dhe Çoi bëhen kundërshtarë kur Çoi merr pjesë në lojë për të shpëtuar vëllain e tij...
Nga krijuesi i filmit “Hammer of the Gods”, në rolet kryesore Stenli Ueber (Borxhia) dhe Anabella Uallis (Ana), bëhen subjektet e brengës të një tirani të pamëshirshëm, i cili kërkon të zbulojë luftëtarin e panjohur për lirinë, ku kodi i nderit kërkon ndëshkim të përgjakshëm.