Hanabi, motra e vogël e Hinatës është rrëmbyer nga alieni Otsutsuki Toneri. I dëshpëruari Uzumaki Naruto duhet të mbledh veten për të ndihmuar të dashurën e tij të re, që të gjej motrën e saj të vogël. Aftësitë e Narutos vihen në provë kur ai humbet formën më të fuqishme- Sagën e 6 Shtigjeve.
Një anije transportuese gazi sulmohet nga piratët somalezë në gjirin e Adenit. Marina Ruse dërgon një shkatërrues për të liruar pengjet dhe anijen e marrë peng.
Soni Garcia është shpërndarësi më i madh i drogës në Amerikën e Veriut. Xhon Do është një burrë misterioz historia e të cilit është e panjohur. E vetmja gjë që dihet është se ai e do Sonin të vdekur dhe për këtë punëson 6 vrasës profesionistë...
Një grup njerëzish që ndjehen të tradhtuar nga qeveria dhe të zhgënjyer nga forcat e tyre policore, formojnë një grup vullnetarësh të dëbuar dhe të armatosur, në mënyrë që të ndreqin ato që ata mendojnë se nuk shkojnë në shoqëri.
Një oficere e policisë përfshihet në një aventurë kur i jepet një mision: të mbrojë vejushën e një trafikanti droge duke u përballur me kriminelë dhe policë te korruptuar.
Raizo është një nga vrasësit më të mëdhenj në botë. Banda Ozunu, një shoqëri sekrete e cila është e panjohur nga të gjithë, megjithëse që nja e saj quhet legjendë, e kishte marrë nga rrugët që kur ishte fëmijë dhe e kishte stërvitur që të bëhej një vrasës i pamëshirshëm. Por vrasjet e pamëshirshme që bëheshin dhe pikërisht vrasja e Kirioks e bëjnë atë edhe më të rrezikshëm.
Tezeusi është një i vdekshëm i zgjedhur nga Zeusi për te udhëhequr luftën kundër mbretit të pamëshirshëm Hiperion, i cili po kërkon në të gjithë Greqinë për një arme me te cilën mund të shkatërroje njerëzimin.
Një vajzë adoleshente lufton për të mbrojtur pusin e fundit që punon, në një luginë të prekur nga thatësira. Ndërkohë që në zonë ndodhet dhe një baron i babëzitur për ujë, i cili vret këdo që i del para, në mënyrë që ta ketë të gjithë ujin e luginës për vete.
Para shume vitesh Mbretëresha e mrekullueshme Ravena vrau Mbretin natën e pare te tyre te martesës. Tani i nevojitet një zemër e “virgjër” qe te mund te mirëmbaje bukurinë e saj, por dhe fuqinë e saj. Mbretëresha dërgon atje njeriun e vetëm qe mund te mbijetoje ne Pyll: një Gjuetar te pikëlluar. Duke patur braktisur cdo shprese per jeten, Gjuetari pranon. Por… kur e gjen , heziton. Do e vrase vajzën e bukur? Apo do e stervisi qe te behet luftëtarja me e mire qe ka pare ndo njehere ajo Mbretëri?
Një burrë mëson një vajzë se si ajo të kthehet në një armë vdekjeprurëse. Kur ajo mbush 18 vjeç, pikas një grup adoleshentësh që vrasin femra dhe këtu nis sezoni i gjuetisë.
Suzan Kuper është një agjente e CIA-s e cila nuk ka dalë kurrë në terren. Mikun e saj më të mirë e vrasin dhe ajo merr vendimin që të hakmerret. Suzan infiltrohet në një rrjet kriminalistik që ka për qëllim shitjen e një bombe nukleare.
Ish-spiuni i Cia-s, Bob Ho merr detyrën më të vështirë që ka pasur deri tani: të kujdeset për tre fëmijët e të dashurës së tij. Dhe kur një nga fëmijët aksidentalisht shkarkon një top formulë të fshehtë, terroristët rusë do ti bëjnë një vizitë familjes.
Pas 10 vitesh në arrati nga akuza për tradhti, agjenti më i mirë i C.I.A-s, dorëzohet. Por kur shtëpia e sigurisë ku ai mbahej, sulmohet nga mercenarët, një agjent i ri do ta ndihmojë të arratiset. Tani dy aleatët e pazakontë, duhet të mbijetojnë si të mundin dhe të zbulojnë njeriun përgjegjës që i do me çdo kusht të vdekur...
Kung Fjuri, polici më i fortë i arteve marciale në Majemi, udhëton pas në kohë për të vrarë kriminelin më të keq të të gjitha kohërave - kung fyhrer Hitlerin.
Për shkak të alter egos së tij prej Superheroi, Tony Stark duhet të luftojë me çështjet vdekjeprurëse që përfshijnë qeverinë, miqtë e tij dhe armiqtë e rinj.
Një ekuipazh i një anije transporti ngecin në një planet plot me krijesa të etura për gjak që dalin të gostisin natën. Por ata mësojnë se një eklips një mujor është gati për të ndodhur dhe...