Alienë dhe mbrojtësit e tyre janë fshehur në Tokë nga gjuetarët intergalaktikë. Ato mund të vriten vetëm në mënyrë numerike, dhe Numri Katër është i ardhëshmi në listë. Kjo është historia e tij.
Një qitës që jeton larg njerëzve në një shtëpi në mal është thirur përsëri në veprim pasi mësohet për një komplot për të vrarë presidentin. Por zbulon se i kanë ngritur kurth që ta fahësojnë për atë atentat. Ai shkon në kërkim për të gjetur vrasësin e vërtetë dhe për të gjetur se kush saktësisht e kishte futur në kurth, dhe pse…
Një mosmarrëveshje midis dy vëllezërve zgjatet për dy breza. Kjo është pjesa e parë e një drame me dy pjesë. Pjesa e parë tregon luftën e vëllezërve Bahubali dhe Bhallaladeva për fronin e mbretërisë se Mahishmatit.
Pasi Skynet ka shkatërruar shumicën e njerëzimit me një holokaust bërthamor, një grup të mbijetuarish të drejtuar nga Xhon Konor, përpiqen të ndalojnë robotët për të mos shfarosur atë numër të paktë njerëzish që kanë mbijetuar.
Përbindëshi i vogël dhe i lezetshëm Huba është fëmija e një burri dhe një mbretëreshe përbindësh, i kërcënuar nga njerëzit që urrejnë përbindëshat dhe përbindëshat që duan ta kapin atë, në një botë parahistorike në Kinë.
Në botën e pamëshirshme të jakuzës, Kamiura është bosi legjendar. I përfolur si i pamposhtur, ai në të vërtetë është vampir. Në bandën e Kamiurës është edhe Kagejama, më besniku ndaj tij. Por anëtarët e tjerë të bandës e shikojnë atë me nënqeshje pasi ka lëkurë të ndjeshme dhe s'bën dot tatuazh.....
Aleks, një hajdute misterioze, kthehet për të bërë një vjedhje të fundit. Por pasi ortaku që e solli në punë vdes, ajo e kupton që kjo vjedhje nuk bëhej fjalë për diamantët, por për diçka tjetër. Tani asaj do i duhet që të luftojë që të zbulojë sekretet që fshihen pas kësaj vjedhje.
Një ish-polic i cili zotëron një lokal krijon miqësi me një femër në orët e mbylljes dhe e gjen veten të ndjekur nga ish i dashuri i saj dhe kriminelët që ai paguan. Ndjekja kthehet në vdekjeprurëse kur vëllai i ish-policit rrihet për vdekje dhe kur në këtë histori përfshihet një valixhe me para.
Kur agjenti i FBI-së Roy Clayton i futet një hetimi për një komplot të rrezikshëm ndërkombëtar, të gjitha të dhënat e drejtojnë tek ish-oficeri i Operacioneve Speciale të Amerikës, Samir Horn.
Dy detektive të Nju Jorkit kanë mundësin të jenë në krye të detyrës por pas një gabimi që bëjnë, ata duhet të zbulojnë një planë tjetër që gjërat e tyre të rrjedhin ashtu siç kishin planifikuar.
Ben Randall një veteran i Rojeve Bregdetare që ka bërë shpëtime të panumërta në det, gjatë një misioni shpëtimi tek një anije peshkimi ku vdes i gjithë ekuipazhi i saj, humbet dhe shoku i tij më i mirë, Kerlin.
Brajan Barns zgjohet në një shkretëtirë i plagosur dhe nuk mban mend asgjë për veten, i rrethuar nga tetë trupa të vdekur, një fugon me katër milion dollarë dhe një tjetër plot me kokainë...
Polici i jashtëzakonshëm i Londrës Nikolas Enxhëll transferohet padashur në një fshat të çuditshëm anglez dhe çiftëzohet me një partner të ri budalla. Ndërkohë, Nikolas dyshon një komplot të keq që ka përfshirë të gjithë banorët.
Një komedi rreth një detektivi privat që futet në një anije udhëtimesh plot me padronë, femra të mrekullueshme, terroristë, vrasës, dhe ushqim të pamjaftueshëm.
Vrasësi i tërhequr Ezio po shijon kohën e tij me familjen, por pasi një Vrasës tjetër shfaqet në derën e tij për të kërkuar ndihmë, jeta e tij s'do jetë më njësoj...
Kur një terrorist arratiset gjatë një dorëzimi rutinë, Uill Hollouei duhet të bashkëpunojë me shefin e çnderuar të MI5 Herri Pirs për ta gjurmuar dhe për të ndaluar një sulm terrorist në Londër.
Leni Kol, një bos në Londër ka në zotërim të gjitha transaksionet e ndërtesave. Tani ai po ndihmon Juri Omoviç, një ndërtues miliarder nga Rusia. Si shenjë besimi Juri i jep Lenit një pikturë të tij me shumë vlerë e cila më pas iu vodh Lenit në shtëpinë e tij. Tani ai po kërkon pikturën e ortakut të tij para se Juri ta marrë vesh që piktura është vjedhur.