Pas sulmit në zonën e zezë në Poloni, Marinsi SEAL, Xhejk Harris urdhërohet të shoqërojë të dyshuarin terrorist
Amin Mansurin, në Uashington DC për t'u marrë në pyetje.
Një oficer policie, i cili duhet të marrë një dëshmitare okulare dhe ta shoqërojë atë pasi një sulm ndaj kartelit la disa agjentë të DEA-s të vdekur. Por më pas ai duhet të vendosë se kujt t'i besojë kur të zbulojë se sulmi u ekzekutua nga forcat amerikane.
Shërbimi i Sigurisë Kombëtare të Koresë së Jugut zakonisht merret me Korenë e Veriut, por tani NSS duhet të merret me terroristët e IRIS me një armë bërthamore.
Një çift që janë në prag divorci, bëhen dëshmitarë të një incidenti të sajuar nga dy kriminelë dhe që nga ai moment, jeta e tyre është në rrezik prej vrasësve të pamëshirshëm.
Një ish-operativ i CIA-s i rikthehet botës së rrezikshme të luftës për mbijetesë, kur në derë shfaqet një grua misterioze nga e kaluara e tij. Tani, i ekspozuar dhe i shënjestruar nga vrasës të pamëshirshëm, ai duhet të mbështetet në aftësitë që mendonte se nuk do t’i përdorte kurrë më...
Pushimet e një polici të thjeshtë kthehen në një katrahurë të vërtetë kur ai përfshihet rastësisht në një çështje që ka të bëjë me bastet e jashtëligjshme të drejtuara nga tre vëllezër kriminelë.
Ema ka një burrë të mrekullueshëm dhe dy fëmijë në periferi të Nju Xhersit. Ajo gjithashtu ka një jetë të fshehtë si vrasëse me pagesë, një sekret që bashkëshorti i saj Dave e zbulon kur çifti vendos të bëjë më interesante martesën e tyre me një lojë të vogël rolesh.
Në fillim të shekullit të 18-të, sundimi i huaj rëndon jetën e banorëve të Karpateve. Dy vëllezërit Dovbush bëhen kryengritës, por edhe kundërshtarë për njëri-tjetrin. Njërit i interesojnë vetëm për paratë, ndërsa tjetri lufton për popullin e tij.
Ende i tronditur nga humbja e Gamoras, Peter Quill mbledh ekipin e tij për të mbrojtur universin në një mision që mund të nënkuptojë fundin e Gardianëve nëse nuk është i suksesshëm.
"The Running Man" është një lojë vdekjeprurëse që askush nuk i ka mbijetuar ndonjëherë. Por Schwarzenegger ende nuk ka luajtur. Dhe Filmi tregon për një polic të dënuar, i cili detyrohet me forcë që të marri pjesë në një shfaqje televizive ku vrapuesit, duhet të luftojnë vrasësit për lirinë e tyre.
Partia e tretë politike e Amerikës, Themeluesit e Rinj të Amerikës, vijnë në pushtet dhe kryejnë një eksperiment: 12 orë në Staten Island pa ligje. Askush nuk duhet të qëndrojë në ishull, por ai që rri fiton 5000 dollarë.
Një epikë që detajon ngritjen dhe rënien e perandorit francez Napoleon Bonaparte dhe udhëtimin e tij të pamëshirshëm drejt pushtetit përmes prizmit të marrëdhënies së tij me gruan e tij, Josephine.
Një ish-anëtar i CIA-s vret gazetarë të huaj, për të fajësuar CIA-n, duke shkaktuar kryengritje në mbarë botën. I vetmi që mund ta ndalë, është shoku i tij, tashmë, edhe ai i larguar nga agjencia, duke u përpjekur të bëjë jetën e vet larg së kaluarës së errët...
Përleshja që ka tronditur botën kriminale të familjeve të mëdha Jakuzave, gjithashtu ka përfshirë edhe policinë, do të zgjidhet falë ndërhyrjes së papritur të një krimineli të vjetër i cili mendohej i vdekur nga të gjithë.
Një i verbër, i njohur si "vrasësi fantazmë", është gjuetar shpërblimesh. Kur takon një vajzë të re të dhunuar pasi i është masakruar familja, fillimisht përpiqet të mos përfshihet, por dëshira për drejtësi dhe zemërimi rizgjojnë brenda tij luftëtarin e pashpirt...
Lufta e vazhdueshme midis specieve të qenit dhe maces vihet në pritje kur ata bashkojnë forcat për të penguar një spiune mace mashtruese me planet e saj të liga për pushtim.
Ish-spiunët Gregorio dhe Ingrid Kortez, tani prindër, detyrohen të dalin në detyrë për të shpëtuar kolegët e tyre spiunë që po zhduken. Kur edhe ata zhduken, për fat të keq u takon fëmijëve të tyre që ti shpëtojnë.
Një vajzë-ujk që do të mbajë fshehurazi gjendjen e saj, kërkon një ilaç të humbur që ta kthejë në përbindësh të plotë dhe ndërkohë përpiqet të shpëtojë shkollën e re.