Jeta e një vajze shndërrohet në kaos pasi të gjithë rreth saj pësojnë një fat të tmerrshëm, ndërsa ajo vetë bëhet edhe më pak e sigurt se kush është dhe në çfarë lloj bote jeton.
Dy shokë, ish-murgj në Shaolin, ndajnë rrugët e tyre teksa shohin rebelimin ndaj qeverisë. Më ambiciozi ngrihet për tu bërë një komandant i fuqishëm në ushtri, ndërsa shoku i tradhtuar fillon të mësojë mënyrën e qetë të Tai Çi-së.
Heroi i vdekshëm, Bek bashkohet me Zotin Horus në një aleancë kundra Setit, Zotit të pamëshirshëm të errësirës, që ka pushtuar padrejtësisht fronin e Egjiptit, duke zhytur perandorinë e vetme paqësore dhe të begatë, në kaos e konflikt.
Kur Xhimi mori urdhër për të vjedhur një makinë, nuk e dinte aspak që do të përfshihej në botën e rrezikshme të kriminelëve më të fuqishëm. Që nga ai moment, nis një garë me kohën për të shpëtuar jetën e tij dhe të një vajze të vogël . Ai duhet të marrë disa vendime, që jo vetëm ndikojnë jetën e tij por edhe të njerëzve të tjerë.
Perseu, biri i Zeusit, lufton me forcat e errëta të nëntokës për t'i ndaluar që të pushtojnë Tokën dhe Qiellin...
Dy emigrantë amerikanë, Xhek dhe Sem, padashur vjedhin paratë e një padroni droge kur vjedhin një seri bankash në Azinë Juglindore dhe bëhen objektivi i hakmarrjes së bandës. Kur Sem vdes, Xhek i kthehet dashurisë së jetës së tij, Pomit, dhe çifti bëhen "Bonnie dhe Clyde" i ditëve moderne duke luftuar kundër bandës.
1872. Fileas Fog, një shpikës pa vlerë për ministrin e Akademisë së Shkencave të Anglisë, vë bast se do bëjë xhiron e botës për 80 ditë. Pasportu, një kinez që ka vjedhur nga banka e Anglisë Budën Jeshil sepse i përket fshatit të tij, në çastin që po e përzinte policia u njohë me Fielas Fog dhe shikon se mënyra e vetme për t’u kthyer në Kinë është shpikësi i çuditshëm. Në udhëtimin e tyre do njohin dhe një femër dhe të tre bashkë do u bëjnë ballë pengesave që u shkakton ministri i Akademisë së Shkencave për mos të humbur bastin, i cili duhet ta paguajë humbjen me vendin e tij si ministër.
Agjenti Zak infiltrohet si një mësues kopshti në një akademi prestigjioze për të kapur një mafioz shqiptar. Në fillim ai e ka të vështirë që të miqësohet me fëmijët, por më vonë arrin të krijojë një lidhje të fortë me ta. Me anë të fëmijëve ai kupton misterin e çështjes dhe e zgjidh atë.
Aron Kros është anëtar i një misioni të koduar “Rezultati”, që është një nga planet e errëta të Ministrisë së Mbrojtjes. Në këtë mision u japin disa pilula jeshile që rrisin forcën fizike dhe disa pilula blu që rrisin atë mendore. Krosi dërgohet në Alaskë për një mision stërvitor dhe atje njihet me një tjetër anëtar të organizatës, Numrin Tre. Në këtë kohë zbulimet e Xhejson Bornit kanë hapur një hetim të gjerë për FBI-në. Rezultati është që të shkrihet e gjithë organizata dhe të eliminohen të gjithë agjentët që punonin për të.
Kur dështoi të vriste persona të tjerë për shkak të ndërgjegjes së tij, një vrasës i shqetësuar kërkon ndihmë nga një falsifikuese për të marrë letrat për në Kinë.
Xhejson Bourn të vetmen gjë që do, është të zhduket, por gjendet përballë me njerëzit që e krijuan. Pasi ka humbur kujtesën dhe duke u përballur me vrasës të stërvitur, ka vetëm një zgjidhje, të kërkojë dhe të gjejë të shkuarën e tije të mistershme.
Fituesi i çmimit Oskar Matt Damon, rikthehet në rolin e ish agjentit të C.I.A. Jason Bourne, i stërvitur për të vrarë në një aksion thriler me shumë tension. Matt Damon është heroi perfekt i cili vuan nga amnezia. Ai ka lënë të kaluarën e tij të dhunshme dhe ka një jetë normale me të dashurën e tij, Maria. Por planet e tij prishen kur një vrasës i pamëshirshëm bie në gjurmët e tij. I ndjekur nga një armik i panjohur, Bourne tregon se është një shënjestër e thjeshtë. Shumë adrenalinë, skena aksioni shumë spektakolare, një realizim fantastik dhe një nga thrilerat më inteligjent i viteve të fundit.
Një thriler i jashtëzakonshëm, plot aksion, interpretuar nga MATT DAMON dhe Franka Potente, marrë si botimi më i shitur ndërkombëtar i Robert Ludlum. I mbetur gjallë në ujrat e Mesdheut me dy plumba në shpatullë, Jason Bourne ka humbur krejtësisht kujtesën. Pa emër dhe pa një të kaluar, i panjohuri tregon aftësi të jashtëzakonshem me gjuhët, përleshjet dhe vetëmbrojtjen, përveç një instikti të fortë vrasësi... I vendosur për të zbuluar identitetin e tij të vërtetë, Jason gjendet shumë shpejt i përfshirë në një garë kundër kohës, i rrethuar nga vrasës të rrezikshëm. Një vajzë gjermane do ta ndihmojë në rrugën e tij të vështirë.
Blejd, tani një person në kërkim nga FBI, duhet të bashkojë forcat me Gjurmuesit e natës për t'u përballur me armikun më të rrezikshëm deri tani: Drakulën.
Virat Prasad është një biznesmen i cili dëshiron të sigurojë një zgjidhje për problemin e energjisë elektrike. Ai dëshiron të ndërtojë një termocentral por Sing, një biznesmen djallëzor përpiqet që të marrë projektin për interesat vetjake. Si rrjedhojë, do të zhvillohet një histori me aksion, humor dhe me romancën e tre femrave për biznesmenin Virat Prasad.
Në pranverë të vitit 1987 në kufirin midis Shqipërisë dhe Maqedonisë, një post kufitare duhet të jete në gadishmeri nga frika e sulmeve shqiptare, një komandant vazhdimisht i dehur dhe i pakënaqur me jetën e tij duhet ti mbaj ushtarët e tij në fokus kur ai diagnostikohet me një sëmundje "sifilis" i cili kërkon ndihmë nga i vetmi...
Një roje perandorake dhe tre miqtë e tij tradhëtarë të fëmijërisë të urdhëruar për ta kapur, varrosen aksidentalisht dhe ngrijnë në kohë. 400 vjet më vonë, ata shkrijnë dhe vazhdojnë betejën që kishin lënë përgjysëm.
Një badigard i dalë në pension i cili jeton në cepin e botës ku Kina, Rusia dhe Korea e Veriut bashkohen, ndërkohë që vuan nga skleroza e parakohshme, zë miqësi me një vajzë të vogël. Kur jeta e saj vihet në rrezik nga lidhjet e babait të saj me një kriminel, badigardi duhet të vërë në përdorim aftësitë e tij të vjetra për ta shpëtuar.
Tara Uadia (Farah Karimaee), një këngëtare dhe e dashura e një banditi, Ragu (Himesh Reshammiya), shkon në Dublin pasi e fton një mik që ka në Facebook, por që kjo gjë i hap shumë telashe.
Një prift shkel ligjin e kishës për të gjetur disa vampirë të cilët i kanë rrëmbyer mbesën.
Blejd formon një aleancë të pazakontë me këshillin e vampirëve për të luftuar kundër vampirëve 'Korrës' të cilët ushqehen me vampirë...
Pas një beteje apokaliptike midis njerëzve dhe robotëve, bota është shkatërruar dhe në të nuk ka asnjë jetë njerëzore. Një loder me emrin 9 zgjohet në botën e shkatërruar dhe tashmë është në dorën e tij dhe tetë lodrave të tjera të udhëhequra nga frikacaku me emrin 1 për të shkatërruar robotët njëherë e përgjithmonë.
Lufta e II-të Botërore: Direkt pas 'Ditës D', tre ushtarë amerikanë dhe dy infermiere të ushtrisë janë bllokuar në kufijtë e armiqve. Ata marrin një oficer gjermanë të gradës së lartë si të burgosurin e tyre dhe përpiqen të organizojnë një arratisje.
Kur videoja e një vrasje shfaqet, një gazetar investigativ fillon për të gjetur përgjegjësit.