Kur galaktika është në rrezik nga shkatërrimi i çdo planeti të saj prej një shkencëtari të çmendur, një mekanik dhe shoku i tij më i ri robot do të bashkohen me një skuadër heronjsh. Së bashku do të bashkojnë forcat për të mposhtur të këqijtë e do të shpëtojnë galaktikën.
Kur një forcë tmerruese kërcënon këdo nëpër glob, Kapiten Amerika ushtari më i mirë në botë hap luftë kundër organizatës së ligë HIDRA, të udhëhequr prej Kafkës së Kuqe. Kritikët dhe audienca e përshëndesin Kapiten Amerikën: Hakmarrësi i Parë si “emocion i pastër, aksion i pastër dhe gallatë e pastër!”
Niku është një shpërndarësh picash në një qytezë të vogël, jeta monotone e të cilit përplaset me planet e mëdha të dy dembelëve që aspirojnë për t’u bërë kriminelë. Dyshja e çmendur e rrëmben Nikun dhe e detyron të grabisë një bankë. Vetëm me pak orë në dispozicionin e tij për të përmbushur detyrën e pamundur, Niku rekruton ndihmën e ish-shokut të tij Çet. Ndërsa koha kalon, dy shokët duhet të përballen me policinë, vrasës të paguar, flakëhedhëse dhe marrëdhënien e tyre të ngatërruar.
Denzel Washington luan rolin e mbikëqyrësit të trenave të metrosë së Nju Jorkut të quajtur Uollter Garber, dita e zakonshme e të cilit futet në kaos nga një krim i guximshëm: pengmarrja e një prej trenave të metrosë. John Travolta luan si Rajdëri, gjeniu kriminal i cili, si udhëheqësi i një bande të armatosur prej katër vetash, kërcënon të ekzekutojë pasagjerët e trenit veç nëse i paguajnë një shumë të madhe parash brenda një ore. Ndërkohë që tensioni rritet nën këmbët e tij, Garberi vë në punë njohjen e tij të madhe të sistemit të metrosë në një betejë për ta mundur Rajdërin dhe për të shpëtuar pengjet. Por ekziston një gjëagjëzë që Garberi nuk mund ta zgjidhë: akoma edhe nëse grabitësit i marrin paratë, si mund t’ia dalin të arratisen?
Katër shoqe, në të njëjtin universitet, mezi presin të kalojnë pushimet pranverore në plazhet e Floridës. Problemi është se asnjëra nuk ka para dhe për të realizuar planet, ato kryejnë një grabitje me armë. Por pushimet e ëndërruara nuk zgjasin shumë dhe veprimet e tyre i çojnë në burg.
Për të shpëtuar vajzën e tij të rrëmbyer, një ish-marins përballet me një bandë vrasësish pasi në një aksident mbetet i vrarë vëllai i një krimineli...
Sherifi Ouens është një njeri që është tërhequr nga pozicioni i tij në Policinë e Los Anxhelos për të luftuar atë pak krim që ndodh në qytezën e përgjumur kufitare Somerton. Pas një arratisjeje spektakolare nga një autokolonë e FBI-së, bosi më famkeq dhe i kërkuar i drogës po ikën vetëtimthi drejt kufirit me 322 km/orë brenda një makine të modifikuar së bashku me një peng dhe një ushtri anëtarësh bande që po e ndihmon. Por me sa duket, ai po shkon drejt Somertonit, ku e gjithë forca policore e Shteteve të Bashkuara do të ketë mundësinë e fundit për të bërë qëndresë dhe për ta arrestuar përpara se ai të kalojë kufirin dhe të humbasë përgjithmonë.
Një ish oficer i CIA infiltrohet në rrethin e trafikimit të Meksikës Veriore. Pasi mbijeton nga rënia nga një avion, ai niset për tu hakmarrë ndaj personit që ia bëri këtë.
Një grup lojtarësh on-line ftohen të provojnë një realitet virtual të video lojërave, por gjërat marrin një kthesë për keq kur këta mjeshtëra zbulojnë se në fakt, ata duhet të luftojnë për jetët e tyre.
Methju Miller, i cili është në shënjestër të ngacmimeve ndihmohet nga nga një boksier pensionist për të mësuar boks, por ndërkohë që mëson boks dhe përballet ngacmuesve te tij, boksieri i ri…
Kampioni i video lojërave, Maks Troj zbulon se eventet që po ndodhin në një video-lojë, po ndodhin në jetën reale dhe do t'i duhet t'i bashkojë forcat me protagonistin e lojës në mënyrë që të ndalojë një plan mizor në qytet.
Snajperat elitarë Brendon Beket dhe Riçard Miller kanë për detyrë të mbrojnë një gazsjellës nga terroristët. Kur beteja me armikun çon në vrasjen e snajperave nga një qitës fantazëm i cili di vendndodhjen e tyre të saktë, rritet tensioni teksa dyshohet për një të çarë në rrjetin e sigurisë. Mos punon dikush me armikun nga jashtë? Mos misioni është veçse një fasadë për një aktivitet tjetër? Mos po i organizon koloneli të gjitha këto?
Një histori e bukur shoqërie në kohën e luftës së Koresë. Ngjarje plot humor. Nam-bok, një ushtar i Koresë së Jugut i është caktuar të dërgojë një dokument të fshehtë që mund të vendosë mbi fatin e luftës. Pasi Nam-bok e humb këtë dokument, ai takohet me një ushtar të Koresë së Veriut dhe midis tyre do të krijohet një miqësi e pazakontë.
Agjenti me përvojë i DEA-s, Kole, futet në tokën e rrezikshme të Tijuanës në Meksikë në kërkim të ish gruas së tij gazetare, e cila është rrëmbyer nga një bosi Karteli me aspirata politike...
Një ish i dënuar, lufton nëpër kafaze për të paguar operacionin që do shpëtonte vajzën e viktimës së tij. Gjatë rrugës ai mëson dashurinë prindërore dhe miqësinë në vende të pamenduara.
Në një ditë të qetë në Tokë, dy të mbijetuar nga ushtria e Frizës të quajtur Sorbet dhe Tagoma, shkojnë për të gjetur sferat e dragoit me qëllim për të ringjallur Frizën. Ia dalin mbanë, dhe Friza më pas kërkon të hakmerret kundër sajanëve.
Zbuloni se pse janë zogjtë kaq të zemëruar. Kur një ishull i populluar nga zogj që nuk fluturojnë, por të lumtur, vizitohet nga derrkucë jeshilë misteriozë, është në dorë të tre të dëbuarve- Red, CCak dhe Bombi- për të kuptuar se çfarë po kurdisin derrkucët.
Barni Ros është lider, i një grupi mercenarësh me aftësi të jashtëzakonshme që paguhen nga Z. Kisha për të kryer një punë shumë të rrezikshme. Ata duhet të vrasin diktatorin e një ishulli të vogël në Amerikën e Jugut i cili është në ndikimin e një ish-agjenti të Cia-s dhe nën mbrojtjen e një ushtrie shumë të madhe në ishullin e Vilenës.
Një qenie misterioze e quajtur Hoi vjen në Tokë dhe u kërkon luftëtarëve Z të përdorin sferat e dragoit që ta ndihmojnë të çlirojë Tepionin. Tepioni është një luftëtar antik i burgosur në një kuti muzike, dhe Hoit i duhet për të shmangur përbindëshin Hildegarn, i cili po vjen të shkatërrojë Tokën. Por, kur ata zbulojnë se Hoi është i mbijetuari i fundit i një race të keqe të cilët kërkonin shkatërrimin e atyre që konsideronin inferiorë, dhe me çlirimin e Tepionit ata çliruan edhe Hildegarnin, ata duhet të luftojnë bashkë me Tepionin për të ndaluar përbindëshin.
Polici i infiltruar Lukas Uait bashkohet me bandën e Vin Serentos në garat ilegale të rrugëve të qytetit. Ata janë të shpejtë si era dhe synojnë ta kalojnë të keqin Huan Karlos de la Sol. Plani i bandës është i rrezikshëm, po aq sa qesharak dhe do i vendosi ata në një përballje që mund ti jap fund gjithë qytetit.