Saravanani dhe vëllezërit e tij kthehen në fshatin e tyre për të bërë paqe me babanë e humbur dhe tre hallat etyre të cilat urrejnë vëllanë e tyre sepse i ka vrarë babanë.
I zënë ngusht, artisti marcial, Ues, nuk mund t'i refuzonte miliona dollarët e ofruara me kusht që të ndeshej në Mejenmar. Kur ai mbërrin në vendin e ndeshjes, mëson se është mashtruar duke u bërë kështu objektivi i gjuetisë njerëzore. I mbetur vetëm me një shishe ujë dhe me një qeskë të mbushur me rubinë, Ues duhet të mposhtë më zgjuarsi grupin e armatosur rëndë që janë paguar për ta vrarë atë. Teksa Ues lufton për jetën e tij në xhungël, vetë gjuetarët shndërrohen në gjah.
Një ish-i dënuar ribashkohet me vajzën e tij kokëfortë 16-vjeçare e të munguar prej kohësh për ta mbrojtur atë nga trafikantët e drogës të cilët po mundohen ta vrasin...
Një luftë shekullore mes dy racave Robotësh, Autobotët heroik dhe Deseptikonëve të këqij, vjen në tokë për një kub me fuqi të pamasë të cilin e ka një djalë adoleshent...
Edge of Tomorrow” zhvillohen në të ardhmen, në të cilën një racë alienësh kanë sulmuar Tokën me një ushtri të pathyeshme nga asnjë ushtri. Togeri William Cage (Tom Cruise) është një funksionar ushtarak pa asnjë përvojë lufte që gjendet I katapultuar në një mision vetvrasës. Cage në fakt vritet vetëm pak minuta pasi fillon luftimi, por më pas e gjen veten të hedhur në një qark rrethor që e detyron të përjetojë të njëjtën betejë fatale vazhdimisht duke e bërë edhe të vdesë vazhdimisht. Por pas cdo beteje, Cage bëhet gjithnjë e më I zoti në luftën ndaj kundërshtarëve në sajë edhe të ndihmës që i jep ushtarja e forcave speciale, Rita Vrataski (Emily Blunt). E ndërsa Cage e Rita luftojnë së bashku kundër alienëve,duke u bërë gjithnjë e më të fortë, përsëritja e cdo beteje përfaqëson një hap përpara drejt mundjes përfundimtare të kundërshtarëve. Filmi aksion është një përshtatje kinematografike e romanit me të njëjtin titull shkruar nga Hiroshi Sakurazaka dhe ilustruar nga Yoshitoshi Abe.
Gladiatori i tërhequr Juda Ben Hur ndihmon një grup të rinj vullnetarësh për drejtësi me qëllim që të largojnë një herë e mirë Romakët nga tokat e tyre...
Dy shokë fëmijërie, një parukier dhe një muzikant i ardhshëm Nju Jorkezë, ngatërrohen me mafian dhe detyrohen të dërgojnë $50 000 në Australi, por gjërat trazohen kur paratë humbasin me një kangur.
Maturantët Logan dhe Blejk pregatiten për pushimet më fantastike të verës, teksa ata udhëtojnë për në qytetin e bukur dhe ekzotik të Meksikës, Puerto Vajarta, duke shpresuar të lidhen me vajzat që pëlqejnë nga shkolla, por do të përjetojnë ndodhi dhe trazira që as nuk i kishin çuar nëpër mendje.
Kur një xhepist dhe një ish-agjent i CIA-s nisin një mision anti-terroristë në Francë, ata zbulojnë se persona të shteti fshihen pas akteve terroriste dhe...
FDR dhe Tak janë operativë të fshehtë të CIA-së dhe shokë të ngushtë... derisa të dy bien në dashuri me Lorenën joshëse dhe seksi. Miqësia e tyre vihet në provë ndërsa zhvillojnë një betejë epike për dashurinë e saj, duke përdorur aftësitë e tyre të vëzhgimit dhe një sërë pajisjesh të teknologjisë së lartë. Le të fitojë spiuni më i mirë!
Një zbulim i bërë për kungfu çon një amerikan në aventurën e kinës, ku ai bashkohet me disa grupe luftëtar të arteve marciale për të kapur mbretin e majmunëve.
Barni Roz dhe skuadra e tij , përfshihen në një konflikt me një trafikant armësh të pamëshirshëm , që quhet Konra Stonbenks, një nga ish-krijuesit e skuadrës së mercenarëve, i cili është i vendosur për të shkatërruar skuadrën.
Xhulia është një pilote e garave GT. Kur babai i saj ndërron jetë, çdo gjë në jetën e saj merr një drejtim tjetë. E vetmja shpresë për të është vëllai i saj i madh, një i droguar, ish-pilot e kampion i reilit.
Një ish agjenti të CIA-s që po mundohet të rregullojë marrëdhëniet me vajzën e tij 15 vjeçare. Ai punësohet nga një kompani në Belgjikë që merret me sistemet e sigurisë. Por kur një ditë shkon për në zyrën e tij, ai zbulon se kompania nuk ekziston më. Tashmë ai dhe vajza e tij e gjejnë veten të ndjekur nga vrasës me pagesë që mundohen të fshijnë çdo gjurmë nga kompania ku ai punonte.
Ajo që duhet të ishte një fundjavë e mbushur me mësime dhe qejf, shndërrohet në diçka të tmerrshme pasi një grup kapet nga një hordhi personash të tmerrshëm.
Deiv Lizevski një student në shkollën e mesme dhe një ardhurues i librave komik, një ditë vendos të bëhet një super-hero, edhe pse ai nuk ka ndonje fuqi apo arsye te fortë për ta bërë këtë.