Një sulm drejt presidentes së re të një demokracie të Evropës lindore në fillimet e saj,ve një operativ amerikan nën mbulim kundër drejtuesit të pamëshirshëm të ushtrisë së vendit, i vendosur të marrë në dorë pushtetin e qeverisë.
Bazuar në novelën Kineze të shekullit të 16-të të Feng Zan Zi (Pushteti I Perëndive), historia tregon se si mbreti Zhou i Shangut bëhet tiran falë dredhive të Dajit, një dhelpër e cila është maskuar si një nga gratë e tij.
Kur Toni Stark përpiqet të fillojë një program paqeruajtës, gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet dhe tani është në dorën e Avengers të ndalojnë Ultronin e lig dhe planet e tij të tmerrshme.
Kur një truprojë në Las Vegas me aftësi vdekjeprurëse dhe vesin e kumarit futet në telashe me mafien, ai ka një letër të vetme në dorë... ose gjithçka, ose asgjë...
Një njësi e posaçme ushtarake lufton fuqishëm, kundër një super-kompjuteri, i cili ka dalur jashtë-kontrollit, dhe kundër qindra shkencëtarëve, të cilët kanë eskaluar në krijesat e mish-ngrënësve, pas një aksidenti në laborator.
Përbindëshi më i famshëm në botë gjendet përpara një lufte me krijesën MUTO që krijohet nga ekperimentet arrogante shkencore, dhe i cili na kërcënon ekzistencën tonë.
Ka kaluar një vit që kur Gatsi dhe Grifith ndoqën rrugë të ndara. Banda e Hauksave po thur një mision për të shpëtuar Grifith i cili është i izoluar në burg.
G.I. JOE është një njësi operacionesh speciale lartësisht e stërvitur dhe tepër sekrete e përbërë nga burra e gra nga i gjithë globi. Zyrtarisht, këta luftëtarë nuk ekzistojnë. Janë të paktë ata që dinë të vërtetën se G.I. JOE luftojnë një luftë sekrete, si radha e parë dhe e fundit e mbrojtjes kundër forcave që kërkojnë të fusin botën brenda kaosit. Kudo që ka telashe, G.I. JOE janë atje. Karakterët tuaj të preferuar G.I. JOE janë kthyer... por këtë radhë, askush nuk është i sigurt. S’ka parashuta. S’ka lazera. S’ka rregulla. Kujdes... kjo nuk është lojë!
Çen Zen (Jet Li) është një student kinez i cili ka shkuar në Kioto të Japonisë për të studiuar. Dhe kur Chen (Li) zbulon se mësuesi i tij i dashur dhe i shenjtë është vrarë, ai betohet për t’u hakmarrë për vdekjen e tij! Pastaj, me një përkushtim të palëkundur për hakmarrje, Chen vë çdo gjë në linjë për të zgjidhur rezultatin! Ky film është frymëzuar nga New York Times dhe filmit klasik (Fist Of Fury) të luajtur nga Bruce Le. Ky film ka skena të pabesueshme dhe adrenalin të pandalshme!
Një ish agjent federal me identitet të fshehur zbulohet kur disa grabitës tentojnë t'i grabisin shtëpinë. Ai duhet të shmanget nga njerëzit që duan ta vrasin duke mbrojtur edhe vajzën e tij.
Fighter në Wind tregon historinë e Çhoi Baedal (Oyama Masutatsu), një nga luftëtaret më të mëdhenj në histori. Filmi fillon në Kore në një periudhë para Luftës së Dytë Botërore, kur i riu Baedal hyn në ushtri me ëndrre për t'u bërë një aviator, por...
Piter Devero, është një ish-agjent i stërvitur mirë i CIA-s, i cili ka shijuar jetën e qetë në Zvicër. Kur Devero lë pensionin për një mision të fundit, detyrohet të mbrojë një dëshmitare me shumë peshë, Alis Fournierin luajtur nga Olga Kurylenko. Së shpejti, ai zbulon se kjo detyrë e vë atë në shënjestër të mikut të tij të vjetër Dejvid Mejson. Pasi rriten dyshimet për një spiun brenda agjencisë, Devero s’ka kujt t’i besojë më dhe rregullat shkelen.
Një mijë vjet pas disa ngjarjeve kataklizmike që e detyruan njerëzimin të arratisej nga Toka, Nova Praim është bërë shtëpia e tyre e re. Gjenerali legjendar Saifer Reixh kthehet nga një mision i gjatë në familjen e tij, i përgatitur për të luajtur rolin e babait ndaj djalit të tij 13-vjeçar, Kitai. Kur një stuhi meteorësh shkakton dëme tek anija e Saiferit dhe Kitait, ata detyrohen të ulen në Tokën tashmë të panjohur dhe të rrezikshme. Ndërsa babai i tij dergjet në timonin e anijes, Kitai duhet të përshkojë terrenin armiqësor për të rimarrë fenerin e tyre të shpëtimit. Gjatë gjithë jetë së tij, Kitai nuk ka dashur asgjë tjetër veçse të bëhej një ushtar si babai i tij. Sot, i jepet mundësia.
Pasi një lord lufte tradhtar vret mjeshtrin e tyre dhe e dëbon llojin e tyre, 47 samurai pa lider kërkojnë hakmarrje dhe një mënyrë për t’i kthyer popullit nderin e vet. Të dëbuar nga shtëpitë e tyre dhe të shpërndarë përgjatë vendit, kjo bandë prej Ronin duhet të kërkojnë ndihmën e Kai - që dikur e kishin mohuar si të tyrin - ndërsa luftojnë përgjatë një bote të egër bishash mitike, magjistarësh që ndryshojnë formë dhe terroresh të çuditshme.
Për tre vite, Gatsi besonte se misioni i tij ishte të përmbushte ëndrrën e Grifith. Por në vend që të konsiderohet miku dhe i besuari i Grifith, ai kupton se në fakt i duhet ta lërë Bandën e Hauksave. Në të njëjtën kohë, është gati për të filluar një betejë e përgjakshme për të marrë kështjellën e Doldrit nga mbretëria e Çuderit. Bandës së Hauksave do t’i duhet të përballojë një ushtri të fuqishme prej 30,000 ushtarësh!
Një grup prej hajdutë diamanti në kërkim kidnapojnë gruan e një detari të shkarkuar kohët e fundit i cili shkon në një ndjekje nëpër shkretëtirë i Karolinës së Jugut për të tërhequr atë.
Pa të drejtë, fisniku Xhuda Ben Hër bëhet skllav nga Roma dhe transferohet në det, por pasi shpëton nga vuajtjet e tij, Ben Hër kthehet për të marrë hak ndaj mikut të tij më të mirë Romak, i cili e tradhëtoi...