Një shef kuzhine kinez përfshihet aksidentalisht me një reportere lajmesh e cila filmoi një marrëveshje droge e cila shkoi keq dhe tani përndiqet nga bandat që duan të marrin videokasetën.
Një adoleshent gjen një portë e cila e transporton në Kinën e lashtë. Aty ai mëson që aftësitë që merr nga video lojërat t'i kthejë në aftësi dyluftimi.
Në një univers alternativ, versionet shumë të ndryshme të Trinitetit (Supermen, Batmen dhe Uonder Uoman), të cilët veprojnë jashtë ligjit, janë akuzuar për vrasjen e disa shkencëtarëve të shquar dhe qeveria vendos t'i shfarosë ata.
"Të çmendur pas arit" : Një e dhënë e re për vendndodhjen e një thesari të humbur ndez aventurën e një çifti të martuar dhe romancën e larguar midis tyre.
Alisa kthehet atje ku filloi gjithçka, atje ku korporata Umbrella po mbledh forcat për një goditje të fundit kundër të mbijetuarve të të mbetur nga apokalipsi.
Maks Çeis, gjithmonë, është shpëtuar e mbrojtur nga motra e tij, Izobel.
Një djalë problematik, kumarxhi, i cili hyn e del nga sallat e gjyqeve e burgu.
Por, për një herë në jetë, është ai që duhet të shpëtojë motrën e tij, e cila
është zhdukur. Në kërkim të saj, Maksi, do përballet me të vërteta që nuk
i dinte më parë.
Duke kërkuar një mënyrë për t'u larguar nga jeta dhe qyteti ku lindi, Tripi, një gjimnazist, ndërton Kamionin Monstër nga pjesë të makinave të braktisura. Pas një aksidenti në fabrikën e naftës shfaqet një krijesë e cuditshme dhe e pazakontë, e apasioniar pas shpejtësisë. Trip ka gjetur zgjidhjen për t'u larguar nga qyteti dhe njerëzit e padëshiruar.
Xheki është një agjent sekret të cilin e punësojnë për të gjetur arin e fshehur në shkretëtirën e Saharasë.Mirëpo,shumë shpejt do të kuptojë që nuk ështe i vetmi në kërkim të arit.
Kur Kallum Linç eksploron kujtimet e paraardhësit të tij, Agilarit, dhe fiton aftësitë e një Vrasësi Mjeshtër, ai zbulon që është pasardhës i shoqërisë sekrete të vrasësve.
Ngjarja është vendosur në ndalimin me ligj të pijeve alkoolike në vitin 1930. Një polic i korruptuar zbulon se kontrabandisti më popullor i qytetit ka qenë i infiltruar me vampirët.
Në një të ardhme jo shumë të largët, gjeni i plakjes është stakuar. Për të shmangur mbipopullimin, koha është bërë monedha dhe mënyra që njerëzit paguajnë për lukset dhe nevojat e tyre. Ndalon së plakuri në moshën 25 vjeç, por ka një kleçkë: je programuar gjenetikisht të jetosh vetëm një vit më shumë pas kësaj, nëse nuk arrin të blesh më shumë kohë. Të pasurit “fitojnë” dekada, duke u bërë të pavdekshëm, ndërsa të tjerët lypin, marrin hua ose vjedhin orë të mjaftueshme për të kaluar ditën. Kur një njeri nga zonat e varfëra akuzohet padrejtësisht për vrasje, ai është i detyruar të arratiset së bashku me një penge të bukur. Duke jetuar minutë pas minute, dashuria e dyshes shndërrohet në një mjet të fuqishëm në luftën e tyre kundër sistemit.
Një magjistar i cili mund të shikojë atë që ndodh në të ardhmen ndiqet nga agjentët e FB-së për të përdorur aftësinë e tij për të parandaluar një sulm terrorist bërthamor...
Pasi zgjohet dhe zbulon se i është nënshtruar një kirurgjie plastike për ndryshim gjinie, një vrasës kërkon me çdo kusht të gjejë doktoreshën përgjegjëse për këtë gjë.
Një i plagosur me plumb kokës, e gjen vetën në spital pa ndjenja dhe kur zgjohet i duhet të zbuloje se kush e plagosi e cili është vet. Mos e humbisni këtë film plot aksion!