Gruaja e parë presidente Salli Sheridan qëllohet për vdekje nga një snajper gjatë një konference. Vrasësi largohet nga vendngjarja me shërbimin e brendshëm në kërkim të tij. Tre muaj më vonë një çift të moshuarish gjejnë një preson të plagosur dhe e mjekojnë. Ky person nuk dinte asgjë për identitetin e tij.
Filmi tregon historinë e së kaluarës epike, të dhunshme dhe romantike të Ulverinit, marrëdhënien e tij komplekse me Viktor Krid ose Dhëmbë-Kordha dhe programin kërcënues së armëve X. Gjatë rrugës, Ullverini përballet me shumë mutantë, të njohur dhe të rinj, duke përfshirë edhe Dedpullin, Gambitin, Xhon Fantazmën dhe Kolonelin Uilliam Strajker.
Musa karizmatik dhe i pashpirt bën një marrëveshje për të blerë diamantin e Yllit të Lindjes nga bosi i krimeve z.Lu. Vjedhja e parave nga Aliah dhe Ruslani, prish shumë ekuilibra dhe rebelon bandat kundërshtare, duke vënë në sprovë gjithashtu edhe lidhjen e tyre.
Kur një tregtar mercenar u burgos brenda Murit të Madh, ai zbulon misterin që fshihet pas njërës prej mrekullive të botës. Pas rrethimit që vjen nga përbindëshat, kërkimi i tij për pasuri kthehet në një udhëtim drejt heroizmit kur i bashkohet një ushtrie të madhe luftëtarësh elitë për të përballur forcën e paimagjinueshme dhe mesa duket të pandalshme.
Një student i sapo transferuar përpiqet të komandojë në shkollën më të dhunshme në vend, studentët e të cilës luftojnë me njeri-tjetrin për pushtetin...
Një grup të moshuarish mashtrohen për pensionet e tyre të cilët u mbahen padrejtësisht. Kjo i çon të planifikojnë një vjedhje banke e cila mund të shpëtojë, por dhe rrezikojë jetët e tyre.
Filmi është bazuar në sistemin e metrosë së Moskës, një sistem në prag të shembjes për shkak të një çarje që shkarkon shumë ujë nga lumi në tunelet e metrosë. Problemi më serioz është se tunelet drejtohen të gjithë në qytet. Dhe nëse ata shemben nga përmbytja, atëherë një tmerr i vërtet do të krijohet në sipërfaqe.
Në serinë e katërt, Bojka ka si qëllim të arrijë në ligat më të mëdha të dyluftimit, por një vdekje aksidentale e kundërshtarit të tij vë në dyshim të ardhmen e tij...
Terra Markov është një vajzë me fuqi të jashtëzakonshme për të kontrolluar tokën dhe gurët. Por a është titania e re një aleate apo kërcënim? Cilat janë planet e Deathstroke dhe si do përballen Titanët me të.
Një luftë për pushtet dhe para në rrugët e Detroidit, të fajshëm dhe të pafajshëm humbin jetën... Ejnxhëll ka një sekret, a do mundet ai ta çojë detyrën e tij deri n fund?
Brus Baner, një shkencëtar në arrati nga qeveria Amerikane, duhet të gjejë një kurë për përbindëshin në të cilin ai shndërrohet kur humbet durimin. Sidoqoftë, Baneri duhet të luftojë me një ushtar i cili mund të shndërrohet si ai, por përbën rrezik më të madh...
Djali qe do të vinte me emrin “Fantazme” ishte me një grup koloni vikinge e cila planifikonte të shpërndante popullaritetin e saj. Anija e tyre dragua ishte në një mënyre e shkatërruar me pasagjere të vrare brutalisht, duke e lëne Fantazmen një luftëtar të traumatizuar. Një grua e gjen Fantazmën ne biruce dhe e adopton atë si djalin e saj...
Katër miq rrëmbejnë vajzën e një biznesmeni të pasur për të marrë në këmbim një pagesë të majme. Por ngjarjet që do të zbulojnë më pas do jenë të paparashikueshme. Një shtëpi e pushtuar nga djalli. Dhe jo vetëm...
Për të arritur Ëndrrën Amerikane dhe pushtetin, Binsi me bandën e tij, pushtojnë qytetin duke bere masakra. Por a do t'ia arrije ai te gjeje një zgjidhje kur has vështirësi me bande e te Paprekshmit (Jay-Z)? Shikoni filmin për më tepër...
Një neurokirurg ndërmerr një udhëtim me shpresën për të shpëtuar profesionin e tij pas një aksidenti, por çdo gjë merr një tjetër rrjedhë. Stiven Streinxh ndërmerr një udhëtim drejt arteve mistike dhe zbulon që ka dhe mënyra të tjera për të shpëtuar jetë.