Një oficer fillestar bashkohet me një profesionist në patrullën e Kalifornisë, por së shpejti fillestari mëson se partneri i tij në të vërtetë është i infiltruar nga FBI për të hetuar një grabitje që mund të përfshijë disa policë të korruptuar.
Elementi i pestë është një film fantastiko shkencor i vitit 1997, me regji të Luc Besson, bazuar në aventurën e një shoferi taksie i cili papritur duhet të shpëtojë botën nga shkatërrimi i një planeti të zjarrtë që quhet: "E Keqja"...
1600, Perandoria Çing. 7 mjeshtra të teknikave të luftimit bashkojnë fuqitë që të shpëtojnë fortesën e fundit, para se të bjeri në duart e qeverisë së re, që do të kontrollojë të gjithë vendin. Kur i vendosin banorët në një vend të sigurtë, “7 Shpatat” ndihen të rrethuar. Nga uji i helmuar dhe gjurmët që e çojnë armikun drejt tyre, u lindin dyshime se një spiun gjendet midis tyre.
Një dragua i njohur si Drago përpiqet t'i japë fund rivalitetit midis një vëllai dhe motrës, që të dy kanë kompetenca si dragua, të cilët janë pas fronit të gjyshit të tyre, ndërsa një kërcënim i ri vjedh burimin e pushtetit të Dragos.
Një grup të rinjsh fitojnë superfuqi kur gjejnë disa monedha shumë të vjetra dhe ata duhet të mposhtin Rita Repulsën, e cila dëshiron të shkulë Kristalin Zeo nga Toka, për ta shkatërruar atë.
Pasi ngatërrohet me disa rusë, me MI5 britanike, gruan e tij të nervozuar dhe një terrorist ndërkombëtar, Chalie Mortdecai (Johnny Depp), një tregëtar arti dhe një gjysëm mashtruesi, duhet të kaloj përmes gjysmës së globit dhe të gjejë një picturë të vjetër e cila thuhet se përmban një kod, ku fshihet ari nazist. Dhe për këtë ai është i armatosur vetëm me sharmin dhe pamjen e tij joshëse.
80 punëtorë amerikanë mbyllen në një kompani në Bogota, Kolumbi. Ata duhet të bëhen pjesë e një lojë, ku duhet të vrasin sa më shumë kolegë, sepse përndryshe do të vdesin.
Rik Raiker, një gjimnazist jetim, kafshohet nga një pilivesë radioaktive që i sjell zhvillimin e superfuqive (përveç aftësisë për të fluturuar) dhe bëhet hero.
Pork Pie—sjell aventurat e tre të rinjëve të ndjekur nga ligji ndërsa po nisen për në udhëtimin e tyre për në Zelanden e Re me një minikuper të verdhë, duke protestuar dhe ndjekur dashurinë e humbur,me një mori policësh dhe gazetarësh nga pas......
I vendosur në një tokë të copëtuar nga lufta ku ndarjet fisnore janë në frikë asgjësimi, filmi tregon historinë e një luftëtari vdekjeprurës i cili drejton një ekspeditë lufte. Kur ai tradhëtohet nga njerëzit e tij dhe lihet të vdesë, shërohet nga një princeshë misterioze dhe mirëpritet nga një fis i fshehur që beson se ai është zgjedhur për të zhvilluar betejën e fundit.
Një polic dhe ekipi i tij shkojnë të infiltruar në një nga organizatat më të pamëshirshme të Kinës për të ndaluar një udhëheqës të bandës duke vënë vetën e tyre në rrezik.
Gjenerata e re e majmunëve të krijuar gjenetikisht, kërcënohet nga disa njerëz që kanë mbijetuar nga gripi i majmunëve Ata lidhin një paqe, e cila nuk zgjat shumë. Lufta në mes këtyre dy grupeve do të vendosë se kush do të jetë raca dominuese në Tokë.
Xherri dhe Rejçëll janë dy të panjohur që bëhen bashkë nga një telefonatë misterioze e një gruaje që s'e njohin. Duke kërcënuar jetët dhe familjet e tyre, ajo i detyron të kryejnë detyra të rrezikshme duke i ndjekur në çdo hap me anë të teknologjisë më të avancuar...
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, në Indi, në kohën kur Gandi përpiqej të fitonte mbi Bosin,
lind një trekëndësh dashurie. Aktorja e famshme Xhulia, e fejuara e ish aktorit të filmave aksion,
Rusi Bilimoria, gjatë një udhëtimi për në bazën ushtarake indiane, bie në dashuri me rreshterin Nauab Malik.
Mes sulmeve të shumta, do jetë e vështirë që të mbahet sekret një lidhje kaq e fortë.
BEN STILLER dhe EDDIE MURPHY udhëheqin një kast plot me yje në këtë komedi gazmore që flet për një manaxher të një ndërtese luksoze me apartamente i cili drejton një staf punëtorësh për t’u hakmarrë ndaj mashtruesit të Uoll Stritit që u mori kursimet duke i mashtruar. Me vetëm disa ditë kohë në dispozicion përpara se miliarderi t’ia hedhë paq me krimin e përsosur, skuadra e hajdutëve amatorë kërkon ndihmën e hajdutit të rëndomtë Slajd për të vjedhur 20 milionë dollarët që janë të sigurt se janë të fshehura në apartamentin e katit të fundit të Kullës. Nga regjizori i serive Rush Hour, “Grabitja e Kullës” është aq gazmore, saqë është kriminale!
Duelisti : Në kohën e dinastisë Joseon, një police e quajtur Namsoon
zbulon një operacion mashtrimi jashtë zonës së tyrë të mbulimit.
Kriminelët përveç se shpërndajnë monedha false, ata kanë në plan të rrëzojnë ekonominë dhe qeverinë.
Ajo takon më pas një djalë i cili intersohet për të dhe
detektivja nuk mund t'i fshehë ndjenjat që lindin më pas.
Z. Aleksandër dëshiron të tërhiqet nga jeta e krimit me të cilën kishte ndërtuar perandorinë e tij, por një lojtar i ri hyn në skenë i cili kërkon të marrë perandorinë e tij, duke detyruar Z. Aleksander që t’i rikthehet zakonit të vjetër dhe t’i japi atij një mësim.