Disa jakuza nga Tokio dërgohen në Okinaua për të shuar një luftë mes bandave. Por lufta përshkallëzohet dhe kapot e Tokios vendosin të shkojnë në plazh për të qetësuar gjendjen...
Një komisioner i Uoll Stritit detyrohet të shmangë një shef policie që po heton një vjedhje banke teksa përpiqet të marrë paratë e vjedhura në shkëmbim të jetës së djalit të tij.
Një film për Mbretin e Anglisë, Arturin, të cilit i vjedhin të drejtën e drejtimit të mbretërisë derisa ai nxjerr shpatën nga guri, ku duhet të njihet me trashëgiminë e tij të vërtetë dhe të marrë fronin.
1997, kapiteni Nascimento duhet të gjejë një zëvendësues për profesionin e tij ndërkohë që përpiqet që të shkatërroj një organizatë kriminale që merret me tregtimin e drogës para se Papa të shkoj në Rio de Janeiro, Brazil
Benjamin Gates duhet të ndjekë një të dhënë të mbetur në ditarin e John Wilkes dhe të provojë pafajësinë e paraardhësve të tij për vrasjen e Abraham Lincoln.
Kabali, historia e një udhëheqësi të lindur. Drogë, pushtet, para, hakmarrje... A do marr hak Kabali për familjen e tij? Çfarë u ndodhi me të vërtetë atyre dhe cili qe fajtori...
Shivai është një alpinistë, aventurier Himalajan dhe një baba i devotshëm që mundohet të rris vajzën e tij, Gora, i vetëm. Fati i kësaj familjeje të vogël do të ndryshoj kur vajza e tij do të bie pre e trafikimit të fëmijëve. Rruga për Gora të kuptoj të shkuarën e familjes së saj sjell një aventurë të rrezikshme që ndez instiktet e një prindi përtej çdo gjëje.
Një ekip i S.W.A.T. sulmohet nga një terrorist ndërkombëtar i cili ndjek pa rreshtur dhe egërsisht një njeri misterioz i cili u kap nga S.W.A.T. i Siatëllit pas një sulmi i cili përfundoi tmerrësisht keq.
Një boksier i talentuar i futet rrugës së boksit të paligjshëm për të fituar para. Gjatë rrugëtimit takon edhe një mjeshtër Kung Fu-je, i cili e përgatit për ndeshjet më të rëndësishme.
Në Greqinë e lashtë, një mbretëreshë i dorëzohet epshit të Zeusit për të lindur një djalë që do të rrëzojë sundimin tiranik të mbretit dhe do të risjellë paqen në tokën e vuajtur. Por ky princ, Herkuli, nuk e di identitetin e tij të vërtetë apo fatin e tij. Ai dëshiron vetëm një gjë: dashurinë e Hebesit, Princeshës së Kretës, e cila i është premtuar vëllait të tij. Kur Herkuli mëson se për çfarë është i destinuar, ai duhet të zgjedhë: të arratiset me dashurinë e tij të vërtetë apo të përmbushë fatin e tij dhe të bëhet heroi i vërtetë i kohës së tij. Historia prapa një prej miteve më të mëdhenj zbulohet në këtë tregim epik plot aksion për dashurinë, sakrificën dhe forcën e shpirtit njerëzor.
Mjeshtrit ndërkombëtar të vjedhjes, Sajmon Templar, i njohur ndryshe si Shenjtori, i kërkohet nga një burrë i pasur i dëshpëruar të gjejë vajzën e tij të rrëmbyer. Megjithatë, përveç se të shmangë autoritetet, Sajmonit i duhet të përballet me një kundërshtar të rrezikshëm nga e shkuara e tij.
Tek filmi "Sabotazhi" Arnold Shvarcenegër drejton një task forcë elitë të Anti-Drogës që merret me kartelet botërore të narkotrafikut. Kur skuadra ekzekuton me sukses një sulm të armatosur në bazën e tyre sekrete, ata mendojnë se mbaruan... derisa një nga një, anëtarët e skuadrës fillojnë të eleminohen. Ndërsa numri i viktimave rritet, ata janë të gjithë të dyshuar.
Arkini shpëton nga kthetrat e tmerrshme të "Koleksionuesit" gjatë një feste kurth ku ai shton në "koleksionin" e tij bukuroshen Elena. Në vend që të marrë veten nga trauma, arkini rrëmbehet papritmas nga spitali nga disa mercenarë të punësuar nga babai i pasur i Elenës. Arkini detyrohet të bashkohet me mercenarët dhe të gjurmojë magazinën e Koleksionuesit dhe të shpëtojë Elenën.
Hajduti dhe krimineli, Xhek Krigën, vendosë që të zbulojë vrasësin e babait të tij e personin që i ka vjedhur paratë e bankës së vjedhur, edhe pse kjo do të thotë të rrezikojë veten.
Në rrugëtimin e hakmarrjes, Xhek, do të zbulojë disa të vërteta që do ia ndryshojnë jetën...
Një ish-yll i hokejit u kthye në shtëpi pas dhjetë vjetësh për t'u kujdesur për vëllanë e tij më të vogël. Me një karrierë të
rrënuar, ai punon si shpërndarës picash. Por e kaluara e tij e ndërlikuar kthehet tek ai më shpejt sesa ai mund të shpërndante pica.
Mija, një vajzë e vogël që rrezikon gjithçka të ndalojë një kompani ndërkombëtare të fuqishme nga rrëmbimi i mikeshës së saj më të mirë - një kafshë gjigante të quajtur Okja.
Në një të ardhme ku ndarja mes robotëve dhe njerëzve është shumë e zbehtë, Majorja është një ushtare e përmirësuar kibernetikisht për të luftuar kriminelët më të rrezikshëm në botë.