Kur një Jack-in-the-Box rrëqethës zbulohet dhe hapet në mjediset e një shkolle ekskluzive vajzash, gjashtë studente të guximshme së shpejti hyjnë në një luftë deri në fund kundër demonit të çliruar.
Kur i dashuri i padrones së një maçoku kthehet sërish, ai fillon të xhelozojë e të sillet aq keq, sa humbet edhe jetën e tij të nëntë. Për të ndrequr gjithçka, i jepet edhe një shans i fundit me nëntë jetë të reja, të cilat duhet t'i përdorë mirë e drejt.
Një avokat i trishtuar prej vdekjes së gruas, nuk i kushton rëndësi shpërthimit të një virusi të rrezikshëm dhe pas izolimit të popullatës, mbetet vetëm dhe pa ushqime, duke u detyruar kështu të rrezikojë për të mbijetuar dhe për të shkuar pranë motrës së tij.
Një detektiv në Boston, rikthehet në detyrë, pasi një lëndim e lë me humbje të përhershme të dëgjimit. Me detyrë që të interpretojë një dëshmitare të shurdhër, të një vrasjeje brutale mes bandash, shpejt e gjejnë veten të ngujuar në një ndërtesë apartamentesh pothuajse në shembje, ku vrasësit mundohen t’i eleminojnë.
Në fillim të viteve '90, një oficer policie të shkarkuar,
i jepet një mundësi për të rimarrë punën e tij të mëparshme në këmbim të arrestimit të një
grupi përgjegjës për një grabitje banke dhe vrasjen e katër punonjësve të pafajshëm.
Detektivi, bashkë me një police të re, duhet të veprojnë shpejt pasi
vëmendja e medias për grabitjen nuk mirëpritet nga autoritetet e reja. Ata e zbulojnë vrasësin, por a do ia dalin
ta arrestojnë brenda afatit të caktuar, duke mos pasur asnjë provë kundra tij?
Shumë vite pas rrëmbimit… Mes të mbijetuarve, disa janë shtyrë të heqin dorë nga mëkati i tyre i të folurit. Në një botë ku askush nuk flet, Azraeli një vajzë që i ka shpëtuar burgimit, rimerret nga udhëheqësit e pamëshirshëm dhe duhet të sakrifikohet për të qetësuar një të keqe të lashtë...
Jeta e 11-vjeçares Mildred merr një kthesë kur babai i saj, magjistari i dështuar Strawn Wise, vjen pas një periudhe të gjatë ndarjeje për ta marrë në kujdes dhe pranon ta çojë në kamping për të gjetur një kafshë mitologjike,e quajtur Pantera e Kanterbur-it.
Duke luftuar me identitetin e tij të dyfishtë, komediani i dështuar Arthur Fleck takon dashurinë e jetës së tij, ndërkohë që është i burgosur në spitalin Arkham, mirëpo, e gjithë kjo aventurë e bën ta humbasë mendjen më shumë e të zhytet në një vorbull fantazie që i shkatërron jetën.
Një vrasës me përvojë fillon të ndiqet teksa i injekton një gruaje të pikëlluar një helm paralitik. Ajo duhet të vrapojë, të luftojë dhe të fshihet para se trupi i saj të paralizohet.
Një djalë i zgjuar zbulon se mund të kontrollojë kohën me anë të një relike të trashëguar nga familja.
Së bashku me vëllanë dhe motrën, ai kthehet në kohën kur prindërit e tyre u ndanë, me shpresën për të ndryshuar atë që ndodhi.
E kërcënuar me vrasjen e bashkëshortit, një agjente e CIA-s detyrohet të gjejë një dosje sekrete që është një armë e rrezikshme në duar të gabuara, edhe pse nuk e ndihmon askush, dhe e quajnë tradhtare të atdheut deri në fund.
Wynonna Earp po kthehet në shtëpi për t'u përballur me armikun e saj më të madh deri tani, një joshëse psikopatike cila është e vendosur të marrë hak ndaj saj... dhe ndaj të gjithë atyre që ajo i do.
Për marrjen e një ngarkese të re, Ashrafi dhe Jones duhet të përballen me Badrin që i shkon luftës deri në fund. Samira betohet që do marrë hakun e vëllait të vrarë duke shkatërruar Tian.
Pasi i mbijetuan masakrës së Hallouinit të Klounit Art, Siena dhe vëllai i saj luftojnë për të rindërtuar jetën e tyre. Me afrimin e sezonit të festave, ata përpiqen të përqafojnë frymën e Krishtlindjes dhe të lënë pas tmerret e së shkuarës. Megjithatë, pikërisht kur mendojnë se janë të sigurt, Arti kthehet, i vendosur për ta kthyer gëzimin e tyre festiv në një makth të ri...
Një çift feston ditëlindjen e djalit në mes të oqeanit, në një udhëtim me jaht. Pasi goditen nga një stuhi e dhunshme që sjell krijesa të uritura nga thellësitë e oqeanit, ata kuptojnë se janë në mes të një apokalipsi dhe detyrohen të luftojnë për mbijetesë...
Në ditëlindjen e saj të 50-të, një aktore e kthyer në trajnere fitnesi i ofrohet një "substancë" për të nxjerrë një version të përmirësuar të vetes, duke qenë se famës së saj po i vinte fundi. Kjo substancë riprodhon qelizat dhe krijon dy versione që duhen ndërruar çdo shtatë ditë. Por çfarë do ndodhë kur versioni i saj i përmirësuar të mos i bindet rregullave?