Një shërbim i thjeshtë në jurinë e një procesi gjyqësor, kthehet në një makth të vërtetë për njërin prej anëtarëve të jurisë, sepse është i vetmi që di sekretin e krimit të kryer në një natë Tetori me shi.
Renfieldi, i burgosuri i Drakulës në azilin e të çmendurve për dekada, dëshiron një jetë larg Kontit, kërkesave të tij të ndryshme dhe gjithë gjakderdhjes që vjen me to.
Një çift i ri udhëton në një ishull të largët për të ngrënë në një restorant ekskluziv ku shefi i kuzhinës ka përgatitur një menu luksoze, me disa surpriza tronditëse.
Në një vend të shkretë ku njerëzimi është skllav i ujit, dy rebelë mund të jenë në gjendje të vendosin rregullin: Maksi, një ish polic fjalëpak dhe Furiosa, një grua e guximshme, e cila kërkon të shkojë në vendlindjen e saj.
Një djalosh dëshmitar i një vrasjeje e gjen veten të ndjekur nga dy vrasës në pyjet e Montanas me një ekspert mbijetese të ngarkuar me mbrojtjen e tij, dhe një zjarr pylli duke i kërcënuar që të gjithë.
Në Amerikën e viteve 1960, dy sipërmarrës ambicioz me ngjyrë i futen botës së pronave të patundshme dhe bankave duke përdorur një djalosh të ri të bardhë si përfaqësuesin e tyre, teksa vetë kontrollojnë gjithçka prapa skenave.
Vitet edukuese të autorit jetim J.R.R. Tolkien pasi gjen miqësinë, dashurinë dhe frymëzimin artistik mes një grupi shokësh, po ashtu të përjashtuar nga shkolla.
Me shumicën e popullatës botërore të kthyer në një hordhi të pavdekshmish, R-ja është një zombi i ri dhe çuditërisht i mbyllur në vetvete. Ndërsa lufton dhe më pas ushqehet me një grup njerëzish, R-ja njihet me Xhulin dhe ndien një dëshirë për ta mbrojtur. Ajo çka ndodh më pas është fillimi i një marrëdhënieje të ngrohtë që e lejon R-në të nisë të rifitojë njerëzinë e tij. Ndërsa ky ndryshim përhapet nëpër popullatën vendase të zombive si një virus, Xhuli dhe R-ja më në fund duhet të përballen me një problem edhe më të madh kur vetë natyra e miqësisë së tyre vihet në sfidë.
Në Los Anxhelosin e sotshëm, dy të rinj duke lundruar në rrjete sociale, njihen me njëri-tjetrin dhe krijojnë një lidhje e cila arrin ashtu si kufijtë emocionalë edhe ato fizik.
Në një vend pa emocione, dy njerëz bien në dashuri kur rifitojnë ndjenjat e tyre nga një sëmundje misterioze, duke shkaktuar tension mes tyre dhe shoqërisë.
Lufta e lashtë mes njerëzve dhe një racë gjigantësh rindizet kur një fermer nga fshati me emrin Xhek, mundohet të shpëtojë një princeshë dhe pa dashje hap portën e dy botëve me farën e "Fasuleve Magjike"....