Një derrkuc i zgjuar përfshihet në një mision qesharak për të gjetur një elefant të arratisur dhe përfundon në një mision të vërtetë shpëtimi për kafshë e njerëz. të cilët janë në rrezik nga një artist dështak.
Ndërkohë që në punë gjërat shkojnë gjithmonë e më keq, jeta e Matit përmbyset kur i vjen në zyrë infermierja e babait të cilin ai ka vite që nuk e takon. Babai i tij, një fotoreporter i famshëm, po përballet me kancerin terminal dhe dëshira e tij e fundit është që Mati ta çojë me makinë nga Nju Jorku në Kanzas për të përpunuar filmat e tij të fundit Kodachrome përpara se të mbyllet laboratori i vetëm që ekziston.
Krimineli i dënuar, Xhimi, merr lirim të parakohshëm pasi vuajti 12 vite me akuzë "grabitje me armë". Pas lirimit të tij, ai i betohet Anës, dashurisë së tij të fëmijërisë, e cila po vdes nga kanceri, vitin më të bukur të mbetur të jetës së saj. Për fat të keq, nuk është kaq e thjeshtë.
Kur senatori Kem Breidi, kandidon për herë të katërt në zgjedhjet e Kongresit, dy biznesmenë të fuqishëm të Karolinës së Veriut vendosin të nxjerrin kandidatin e tyre në arenën politike. Njeriu i tyre: Marti Hagins, që punon në një zyrë turistike dhe që nuk e ka idenë fare nga skena politike. Hagins në fillim duket si një kundërshtar i papërfillshëm, por me ndihmën e dy donatorëve të tij të fuqishëm, shumë shpejt ai do të bëhet një pengesë e madhe për Kemin.
Zogjtë jofluturues dhe derrkucët jeshilë intrigantë e çojnë armiqësinë e tyre në një nivel tjetër, kur në horizont shfaqet një armik i tretë i cili ka në plan t'i shkatërrojë që të dy.
Gloria është një vajzë festash e papunë e detyruar ta lërë jetën e saj në qytetin e Nju Jorkut dhe të kthehet në shtëpi. Kur njoftimet shpallin që një krijesë gjigante po shkatërron Seulin, ajo gradualisht fillon të kuptojë që ajo është disi e lidhur me fenomenin.
Të mërzitur duke u dhënë llogari njerëzve më lart, Niku, Dejli dhe Kërti vendosin të bëhen shefa të vetes duke hapur biznesin e tyre. Por një investitor i shkathët ua heq shumë shpejt qilimin nga poshtë këmbëve. Të mashtruar dhe të dëshpëruar, pa asnjë mbështetje ligjore, tre biznesmenët e mundshëm bëjnë një plan të mbrapshtë, për të rrëmbyer djalin e rritur të investitorit, për t’i kërkuar para atij dhe për të rikthyer kontrollin mbi kompaninë e tyre.
Tre shokë planifikojnë vrasjet e shefave të tyre të këqij kur kuptojnë se ata po pengojnë lumturinë e tyre...
Riku dhe Fredi janë shokë të ngushtë që kanë shumë të përbashkëta, duke përfshirë faktin se të dy kanë shumë vite të martuar. Por kur të dy burrat fillojnë të tregojnë shenja nervozizmi në shtëpi, gratë e tyre marrin një hap të guximshëm për të ringjallur martesat e tyre: duke u dhënë burrave një “Leje”, një javë liri për të bërë çfarë të duan... pa bërë pyetje. Në fillim, duket si një ëndërr e bërë realitet për Rikun dhe Fredin, por shumë shpejt zbulojnë se pritshmëritë e tyre të jetës si beqarë dhe vetë ata, janë plotësisht jashtë realitetit!
Zbuloni se pse janë zogjtë kaq të zemëruar. Kur një ishull i populluar nga zogj që nuk fluturojnë, por të lumtur, vizitohet nga derrkucë jeshilë misteriozë, është në dorë të tre të dëbuarve- Red, CCak dhe Bombi- për të kuptuar se çfarë po kurdisin derrkucët.
Dëshira e Xhesi Ouensit për tu bërë atleti më i mirë në historinë e atletikës, e fut atë në lojërat Olimpike 1936, ku ai ndeshet me pikëpamjet raciste të nazistëve.
Dejvid Klarku një shpërndarës i vogel droge grabitet nga disa të panjohur. Më pas ai kërcënohet nga shefi i tij për paratë e mallit. Për ti dhënë zgjidhje gjithë kësaj rrëmuje, ai krijon një familje false, si pjesë për planin e tij për të lëvizur një sasi të “vogël” marihuane nga Meksika në SHBA….