I burgosur, i fuqishmi Thor e gjen veten në një duel vdekjeprurës gladiatorial përballë Hulkut, ish-aleatit të tij. Thor duhet të luftojë për mbijetesë dhe të sfidojë kohën, për të parandaluar që e plotfuqishmja Hela të shkatërrojë shtëpinë e tij dhe qytetërimin Asgardian.
Një baba dhe dy vajzat e tij adoleshente e gjejnë veten të gjuajtur nga një luan masiv, i cili synon të provojë se Savanna ka vetëm një grabitqar kulminant.
Qeveria dërgon kriminelët më të rrezikshëm në botë: Bloodsport, Peacemaker, King Shark, Harley Quinn dhe të tjerë, në ishullin e largët të mbushur me armiq, Corto Maltese. Të armatosur me armë të teknologjisë së lartë, ata përshkojnë xhunglën e rrezikshme në një mision kërkim- shkatërrimi, me vetëm Kolonel Rick Flag në tokë që kontrollon sjelljen e tyre.
I dërguar për të kaluar verën me babanë e tij, të larguar prej kohësh, një adoleshent rebel, gjen lidhje familjare në një komunitet të vogël në Filadelfia, të kaubojve të zinj.
Një ish-ushtar i forcave speciale dhe kontraktues ushtarak, i cili vuan nga PTSD përpiqet për t'u rilidhur me dashurinë e tij të gjatë prej shumë kohësh, por së pari ai duhet të shkojë në kërkim nga Londra për në Barcelonë dhe përgjatë Europës në mënyrë që të pastrojë emrin e tij.
Një menaxher i suksesshëm i pasurive, i cili sapo ka marrë një promovim të madh, është plotësisht i lumtur në karrierën dhe në martesën e tij. Por kur një zëvendësuese fiksohet ndaj ti dhe i vihet mbrapa, të gjitha gjërat që ai ka punuar kaq shumë janë vënë në rrezik.
Në këtë film Idris Elba nominohet si aktori më më i mirë në një film dramë! Ky film tregon aventurën e Nelson Mandelës nga fëmijëria, deri në inaugurimin e tij si presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Afrikën e Jugut.
Kur një numër i madh përbindëshash, të njohur si Kaixhu, filluan të dilnin nga deti, nisi një luftë që do të merrte miliona jetë dhe që do të konsumonte burimet e njerëzimit për vite me radhë. Për t’i luftuar Kaixhu-të gjigante, u shpik një lloj i veçantë arme: robota masivë, të quajtur Jager, që kontrollohen njëkohësisht nga dy pilotë mendjet e të cilëve janë të lidhura me një urë nervore. Por akoma dhe Jagerat po dalin të padobishëm përballë Kaixhu-ve të pamëshirshëm. Në prag të humbjes, forcat që po mbrojnë njerëzimin nuk kanë zgjedhje tjetër veçse të kërkojnë ndihmën e dy heronjve të papritur - një ish-piloti të mbaruar dhe një rekruteje të re të paprovuar. Së bashku, ata janë shpresa e fundit e njerëzimit kundër apokalipsi të ardhshëm.
Një drejtues i lartë i një ndërmarrje, i cili ruan një të fshehtë të errët, njeh një të panjohur shpirt-lirë e cila e nxit t'i largohet jetës së tij të programuar në hollësi për të jetuar një jetë më të lirë.
Qitësi i fundit, Roland Deshein, ka ngecur në një luftë me Uollter O'Dim, i njohur ndryshe dhe si Njeriu me të zeza. Rolandi i përket një urdhri që mbron Kullën e Errët e cila ruan universin nga djajtëqë ndodhen jashtë kufirit të tij.
Kur një xhepist dhe një ish-agjent i CIA-s nisin një mision anti-terroristë në Francë, ata zbulojnë se persona të shteti fshihen pas akteve terroriste dhe...
Zootopia qyteti i ëndrrave për çdo kafshë. Aty ku e pamundura është e mundur. Xhudi një lepurushe kërkon të plotësoje ëndrrën e saj të behet police, por gjatë rrugëtimit te saj has shume dilema dhe probleme që...
Leni Kol, një bos në Londër ka në zotërim të gjitha transaksionet e ndërtesave. Tani ai po ndihmon Juri Omoviç, një ndërtues miliarder nga Rusia. Si shenjë besimi Juri i jep Lenit një pikturë të tij me shumë vlerë e cila më pas iu vodh Lenit në shtëpinë e tij. Tani ai po kërkon pikturën e ortakut të tij para se Juri ta marrë vesh që piktura është vjedhur.