Edi Brok dhe Venomi duhet të marrin një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e tyre dhe të botës, pasi kuptojnë se po ndiqen nga një ushtarak misterioz dhe nga përbindësha të errësirës...
Në një të ardhme jo shumë të largët, atëherë kur teknologjia do zevëndësojë shumë gjëra, një kompani shkencore u ofron çifteve krijimin e fëmijëve në mitër artificiale, për të shmangur vuajtjet fizike të grave shtatzëna.
I filmuar gjatë një periudhe trevjeçare, filmi udhëton nëpër planet duke kërkuar ata që janë në vijën e parë që luftojnë për të mbrojtur burimin më të çmuar në botë nga shterimi.
Doktor Strange, me anë të një magjie të ndaluar arrin të hapë dyert e universeve të shumta, duke sjellë në skenë disa versione të vetes që paraqesin një kërcënim të madh për njerëzimin, të cilin vetë Strange, Uongu dhe Uanda s'munden ta përballojnë.
Një djalosh 13 vjeçar dëbohet nga shkolla kur familja e tij s'është në gjendje të paguajë tarifën. Ai futet fshehurazi në librari dhe mëson si të ndërtojë një mulli ere për të shpëtuar fshatin e tij nga uria.
Ekuipazhi i anijes "Sereniti" përpiqet të shmangë një vrasës që kërkon të rimarrë një nga anëtaret e saj, një vajzë telepatike që fsheh një sekret të madh.
Si çdo oficer i CIA, Evelyn Salt është betuar ti shërbejë vendit me besnikëri. Por një detektor e akuzon atë se është një spiune Ruse dhe besnikëria e saj vihet në dyshim. Salt arratiset dhe përpiqet të provojë pafajësinë e saj, por dyshimi përsëri mbetet: “Kush është Salt?”
Një neurokirurg ndërmerr një udhëtim me shpresën për të shpëtuar profesionin e tij pas një aksidenti, por çdo gjë merr një tjetër rrjedhë. Stiven Streinxh ndërmerr një udhëtim drejt arteve mistike dhe zbulon që ka dhe mënyra të tjera për të shpëtuar jetë.
AMERIKAN GANGSTER bazohet në një histori të vërtetë të viteve 70-të. Frenk Lukas është zezaku i parë që organizon një trafikim droge aq të përkryer sa që do ta kishin zili dhe familjet e mëdha të mafies në Nju Jork. Denzel Uashington në rolin e Frenk Lukas dhe Rasëll Krou në rolin e një agjenti të policisë që nuk do t’i ndahet Frenkut deri në fund. Një nga filmat më të mirë të vitit.
Asnjëherë në historinë e njerëzimit nuk ka pasur një datë me kaq rëndësi dhe kaq të përfolur sa 21/12/2012. Ngjarje apokalptike po shkatërrojnë botën... Qytete që rrënohen dhe kontinente që zhduken brenda çastit nga fatkeqësi natyrore po rrezikojnë ekzistencën e njerëzimit. Kjo është përpjekja epike e një grupi të mbijetuarish që kërkojnë të gjejnë një zgjidhje para se të jetë tepër vonë...
Një bandë kriminelësh dhe policësh të korruptuar planifikojnë të vrasin një oficer policie për të kryer me sukses grabitjen më të madhe që kanë kryer ndonjëherë.
I bazuar në historinë e vërtetë të betejës së një njeriu për mbijetesë dhe liri. Në Shtetet e Bashkuara të para-Luftës Civile, Solomon Northap, një zezak i lirë nga periferitë e Nju Jorkut, rrëmbehet dhe shitet si skllav. Duke u përballur me mizorinë, si dhe mirësitë e papritura, Solomoni lufton jo vetëm për të qëndruar gjallë, por për të mbajtur dinjitetin e tij. Në vitin e dymbëdhjetë të odisesë së tij, takimi i rastësishëm i Solomonit me një abolicionist kanadez do t'i ndryshojë përgjithmonë jetën.
Një skuadër hetimesh kundër terrorizmit në rritje, së bashku me eprorin e tyre, ndahen kur zbulojnë se vajza adoleshente e tyre është përdhunuar dhe vrarë brutalisht.
Është viti 2027. Asnjë fëmijë nuk ka lindur që 18 vite pasi shkenca ka dështuar të zbulojë apo të shpjegojë arsyen përse të gjithë femrat janë sterilizuar.